10 Herë
مَنْ قَالَ لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَحْدَهُ لَا شَرِيكَ لَهُ , لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ , وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِير
“LA ILAHE IL-LALL-LLAHU UAȞDEHU LA SHERIKE LEHU, LEHUL-MULKU UE LEHUL ȞAMDU, UE HUE ĂLA KUL-LI SHEJ-IN ǨADIR!
S’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, Një dhe të Pashoq! Vetëm Atij i përket sundimi dhe lavdia, dhe Ai është i Fuqishëm për çdo gjë!”
Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë:
“Kush e thotë këtë dhjetë herë në mëngjes, i shkruhen njëqind të mira, i fshihen njëqind të këqija, i jepet shpërblimi sikur të ketë liruar një skllav dhe do të jetë i mbrojtur atë ditë deri në mbëmje. Edhe ai që e thotë këtë lutje kur ngryset, merr po kaq shpërblim.” (Transmeton Ahmedi nr. 8719; Ibn Bazi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë se zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është hasen / i mirë - i besueshëm.)
1 Herë
2. أَمْسَيْنَا وَأَمْسَى الْمُلْكُ لِلَّهِ , وَالْحَمْدُ لِلَّهِ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ مِنْ خَيْرِ هَذِهِ اللَّيْلَةِ وَخَيْرِ مَا فِيهَا, وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّهَا وَشَرِّ مَا فِيهَا , اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنَ الْكَسَلِ , وَالْهَرَمِ , وَسُوءِ الْكِبَرِ, وَفِتْنَةِ الدُّنْيَا , وَعَذَابِ الْقَبْر
“EMSEJNA UE EMSEL MULKU LIL-LAHI, UEL ȞAMDU LIL-LAHI, LA ILAHE IL-LALL-LLAHU UAȞDEHU LA SHERIKE LEHU, ALL-LLAHUM-ME IN-NI ES-ELUKE MIN KHAJRI HADHIHIL-LEJLE UE KHAJRI MA FIHA, UE EŬDHU BIKE MIN SHER-RIHA UE SHER-RI MA FIHA. ALL-LLAHUM-ME IN-NI EŬDHU BIKE MINEL KESELI, UEL HEREMI, UE SU-IL KIBERI, UE FITNETID-DUNJA, UE ĂDHEEBIL ǨABR!
U ngrysëm dhe ndërkohë ne jemi në dorë të Allahut! I gjithë sundimi i përket Allahut dhe e gjithë lavdia i takon Atij! Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, i Cili është Një dhe i Pashoq! Atij i takon sundimi dhe Lavdia! Ai është i fuqishëm për çdo gjë! O Zoti im! Unë të kërkoj të mirën
që do të krijohet dhe do të ndodhë në këtë natë, dhe të mirën që do të krijohet në netë të tjera pas saj! Ty të lutem të më mbrosh nga sherri i gjithçkaje që ndodh në këtë natë dhe sherri i gjithçkaje në netët pas saj! O Zoti im! Kërkoj të më ruash nga përtacia, dhe mosha e thyer (të këqijat e saj si matufosja etj.)! O Zot im! Kërkoj të më mbrosh nga dënimi në Zjarr dhe dënimi në varr!”
Edhe kur të gdhihet të thotë po këtë lutje (në formën përkatëse, respektivisht sipas kohës):
وَإِذَا أَصْبَحَ قَالَ ذَلِكَ أَيْضًا :" أَصْبَحْنَا وَأَصْبَحَ الْمُلْكُ لِلَّهِ... أسْأَلُكَ خَيْرِ مَا فِي هَذَا الْيَوم وَخَيْر مَا بعدِه، وَأَعُوذُ بِك مِنْ شَرِّ مَا فِي هَذا اليَوم وَشَر مَا بَعْدِه ...
“AŠBAȞNA UE AŠBAȞAL MULKU LIL-LAH… ES-ELUKE (MIN) KHAJRI MA FI HADHAL JEUMI UE KHAJRI MA BEĂDEH, UE EŬDHU BIKE MIN SHER-RI AA FI HADHAL JEUMI UE SHER-RI MA BEĂDEH!
U gdhimë dhe ndërkohë ne jemi në dorë të Allahut! I gjithë sundimi i përket Allahut dhe e gjithë lavdia i takon Atij! Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, i Cili është Një dhe i Pashoq! Atij i takon sundimi dhe Lavdia! Ai është i fuqishëm për çdo gjë! O Zoti im! Unë të kërkoj të mirën
që do të krijohet dhe do të ndodhë në këtë ditë, dhe të mirën që do të krijohet në ditët e tjera pas saj! Ty të lutem të më mbrosh nga sherri i gjithçkaje që ndodh në këtë ditë dhe sherri i gjithçkaje në ditët pas saj! O Zoti im! Kërkoj të më ruash nga përtacia, dhe mosha e thyer (të këqijat e saj, si: lajthitja, matufosja etj.)! O Zot im! Kërkoj të më mbrosh nga dënimi në Zjarr dhe dënimi në varr!”
(Transmeton Muslimi nr. 2723)
1 Herë
Sejidu el-istigfari – forma më e mirë e istigfarit (e kërkimit të faljes):
اللَّهُمَّ أَنْتَ رَبِّي لَا إِلَهَ إِلَّا أَنْتَ خَلَقْتَنِي,وَأَنَا عَبْدُكَ,وَأَنَا عَلَى عَهْدِكَ وَوَعْدِكَ مَا اسْتَطَعْتُ,أَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّ مَا صَنَعْتُ , أَبُوءُ لَكَ بِنِعْمَتِكَ عَلَيَّ,وَأَبُوءُ لَكَ بِذَنْبِي فَاغْفِرْ لِي فَإِنَّهُ لَا يَغْفِرُ الذُّنُوبَ إِلَّا أَنْتَ
“ALL-LLAHUM-ME ENTE RAB-BI, LA ILAHE IL-LA ENTE, KHALAǨTENI UE ENE ĂBDUKE, UE ENE ĂLA ĂHDIKE UE UEĂDIKE MA-STEŤA-ĂTU, EŬDHU BIKE MIN SHER-RI MA ŠANAĂTU, EBU-U LEKE BINIĂMETIKE ĂLEJ-JE UE EBU-U LEKE BIDHENBI, FE-GFIRLI, FEIN-NEHU LA JEGFIRUDH-DHUNUBE IL-LA ENTE!
O Allah! Ti je Zoti im! Askush nuk meriton të adhurohet, përveç Teje! Ti më krijove dhe unë jam robi Yt! Unë do t’i qëndroj besnik besës dhe premtimit që të kam dhënë, sa të
mundem! Kërkoj që të më mbrosh nga e keqja që vjen si pasojë e asaj që kam bërë! Të jam mirënjohës për të gjithamirësitë që më ke dhuruardhe i pranoj gjynahet e mia, prandaj më fal, sepse, në të vërtetë, gjynahet nuk i fal askush tjetër, përveç Teje!”
Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë:
“Kushdo që e thotë këtë lutje kur gdhihet, duke qenë i bindur në të, dhe vdes në këtë ditë, ai hyn në Xhenet, dhe kushdo që e thotë kur ngryset, duke qenë i bindur në të, dhe vdes në këtë natë, ai hyn në Xhenet.”
(Transmeton El-Bukhari nr. 6306)
1 Herë
“Kur dikush prej jush gdhihet, le të thotë:
اللَّهُمَّ بِكَ أَصْبَحْنَا, وَبِكَ أَمْسَيْنَا,وَبِكَ نَحْيَا, وَبِكَ نَمُوتُ,وَإِلَيْكَ النُّشُورُ
‘ALL-LLAHUM-ME BIKE AŠBAȞNA UE BIKE EMSEJNA UE BIKE NAȞJA UE BIKE NEMUTU UE ILEJKEN-NUSHUR!
O Allah! U gdhimë duke qenë nën kujdesin Tënd dhe u ngrysëm nën kujdesin Tënd! Ti na ngjall dhe Ti na vdes, dhe pas Ringjalljes, tek Ty do të kthehemi!’
Ndërsa kur të ngryset le të thotë:
اللَّهُمَّ بِكَ أَمْسَيْنَا وَبِكَ أَصْبَحْنَا وَبِكَ نَحْيَا وَبِكَ نَمُوتُ وَإِلَيْكَ الْمَصِير
‘ALL-LLAHUM-ME BIKE EMSEJNA UE BIKE AŠBAȞNA UE BIKE NEMUTU UE ILEJKEL-MAŠIR!
O Allah! U ngrysëm duke qenë nën kujdesin Tënd dhe u gdhimë nën kujdesin Tënd! Ti na ngjall dhe Ti na vdes, dhe pas Ringjalljes, tek Ty do të kthehemi!’”
(Transmeton Ebu Daudi nr. 5068, Et-Tirmidhi nr. 3391, En-Nesai në librin “Es-Sunenu el-kubra” nr. 9836 dhe Ibn Maxhe nr. 3868; Ibn Bazi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë se zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është sahih / i vërtetë.)
1 Herë
اللَّهُمَّ فَاطِرَ السَّمَوَاتِ وَالْأَرْضِ , عَالِمَ الْغَيْبِ وَالشَّهَادَةِ , لَا إِلَهَ إِلَّا أَنْتَ رَبَّ كُلِّ شَيْءٍ وَمَلِيكَهُ , أَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّ نَفْسِي وَمِنْ شَرِّ الشَّيْطَانِ وَشِرْكِهِ , وَأَنْ أَقْتَرِفَ عَلَى نَفْسِي سُوءًا , أَوْ أَجُرَّهُ إِلَى مُسْلِمٍ
“ALL-LLAHUM-ME FAŤIRAS-SEMAUATI UEL ERĎI, ĂLIMEL GAJBI UESH-SHEHADETI, LA ILAHE IL-LA ENTE RAB-BE KUL-LI SHEJ-IN UE MELIKEHU, EŬDHU BIKE MIN SHER-RI NEFSI UE MIN SHER-RISH-SHEJTANI UE SHIRKIHI, UE EN EǨTERIFE ALA NEFSI SUEN EU EXHUR-RAHU ILA MUSLIM!
O Allah! Krijues i qiejve dhe i Tokës, Njohës i së fshehtës dhe së dukshmes! Dëshmoj se askush nuk meriton të adhurohet përveç Teje, Zot dhe Sundues i çdo gjëje! Më mbro nga e keqja e vetvetes, nga e keqja e shejtanit dhe thirrja e përpjekja e tij për të bërë shirk(ose: nga kurthi i tij), si dhe që të mos i bëj vetes keq e as ndonjë muslimani!”
Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) tha: “Thuaje atë kur të gdhihesh, të ngrysesh dhe tështrihesh për të fjetur.” (Transmeton Ahmedi nr. 6597, Ebu Daudi nr. 5076, Et-Tirmidhi nr. 3529 dhe En-Nesai nr. 7699; Ibn Bazi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë se zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është sahih / i vërtetë.)
3 Herë
بِسْمِ اللَّهِ الَّذِي لَا يَضُرُّ مَعَ اسْمِهِ شَيْءٌ فِي الْأَرْضِ وَلَا فِي السَّمَاءِ وَهُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ
“BISMIL-LAHIL-LEDHI LA JEĎUR-RU MEĂ-SMIHI SHEJ-UN FIL ERĎI UE LA FIS-SEMAI UE HUES-SEMIŬL-ĂLIM!
Kërkoj mbrojtje me emrin e Allahut nga çdo keqbërës, emër ky me përmendjen e të cilit nuk mund të bëjë dëm asgjë në tokë dhe asnjë sprovë që zbret nga qielli! Allahu është Ai i Cili idëgjon të gjitha thëniet dhe i di të gjitha gjendjet! ”
Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Kush e thotë këtë dhikër tre herë kur të gdhijë dhe tre herë kur të ngryset, atij njeriu nuk do t’i bëjë dëm asgjë.”
(Transmeton Ahmedi nr. 446, Et-Tirmidhi nr. 10179 dhe Ibn Maxhe nr. 3869; Ibn Bazi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Et-Tirmidhi ka thënë: ‘Zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është hasen sahih / i mirë (i besueshëm) i vërtetë’,- dhe, vërtet, është ashtu siç ka thënë ai - Allahu e mëshiroftë!)
3 Herë
رَضِيتُ بِاللَّهِ رَبًّا , وَبِالْإِسْلَامِ دِينًا , وَبِمُحَمَّدٍ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ نَبِيًّا
“RAĎIJTU BIL-LAHI RAB-BE, UE BIL ISLAMI DINE, UE BI MUȞAM-MEDIN ŠAL-LALL-LLAHU ĂLEJHI UE SEL-LEME NEBIJ-JE.
Jam i kënaqur me Allahun si Zot, me Islamin si fe dhe me Muhamedin (lavdërimi dhe paqja qoftë për të) si Pejgamber.”
Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të! ) thotë: “Allahu i ka vënë detyrë Vetes që t’a kënaqë Ditën e Kiametit këdo që e thotë këtë dhikër tre herë kur të gdhijë dhe tre herë kur të ngryset.”
(Transmeton Ahmedi nr. 18967, Et-Tirmidhi nr. 3389 dhe Ibn Maxhe nr. 3870; Ibn Bazi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë se zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është hasen / i mirë - i besueshëm.)
1 Herë
اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ الْعَافِيَةَ فِي الدُّنْيَا وَالْآخِرَةِ , اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ الْعَفْوَ وَالْعَافِيَةَ فِي دِينِي وَدُنْيَايَ , وَأَهْلِي وَمَالِي , اللَّهُمَّ اسْتُرْ عَوْرَاتِي, وَآمِنْ رَوْعَاتِي, اللَّهُمَّ احْفَظْنِي مِنْ بَيْنِ يَدَيَّ وَمِنْ خَلْفِي , وَعَنْ يَمِينِي وَعَنْ شِمَالِي ,وَمِنْ فَوْقِي , وَأَعُوذُ بِعَظَمَتِكَ أَنْ أُغْتَالَ مِنْ تَحْتِي
“ALL-LLAHUM-ME IN-NI ES-ELUKEL ĂFIJETE FID-DUNJA UEL AKHIRAH, ALL-LLAHUM-ME IN-NI ES-ELUKEL ĂFUE UEL ĂFIJETE FI DINI UE DUNJAJE UE EHLI UE MALI, ALL-LLAHUM-ME-STUR ĂURATI, UE AMIN RAUĂTI, ALL-LLAHUM-ME-ȞFAĎȞNI MIN BEJNI JEDEJ-JE UE MIN KHALFI, UE ĂN JEMINI, UE ĂN SHIMALI, UE MIN FEUǨI, UE EŬDHU BI ĂĎȞAMETIKE EN UGTALE MIN TEȞTI!
O Allah! Të kërkoj të më falësh dhe të më ruash nga çdo e keqe në këtë botë dhe në botën tjetër. O Allah! Të lutem të më falësh dhe të më ruash nga të këqijat e të metat në fenë time, në jetën time të këtushme, në familjen time dhe në pasurinë time. O Allah!
M’i mbulo të metat dhe më qetëso nga gjërat frikësuese. O Allah! Më ruaj nga para dhe nga prapa, nga e djathta dhe nga e majta, si dhe nga lart. Mbrohem me madhërinë Tënde, që të mos më përpijë toka nga poshtë!”
(Transmeton Ahmedi në librin “El-Musened” nr. 4785, Ebu Daudi nr. 5074, En-Nesai në librin“Es-Sunenu el-kubra” nr. 10401 dhe Ibn Maxhe nr. 3871; El-Hakim (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë se zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është sahih / i vërtetë.)
3 Herë
أَعُوذُ بِكَلِمَاتِ اللَّهِ التَّامَّاتِ مِنْ شَرِّ مَا خَلَقَ
“EŬDHU BI KELIMATIL-LAHIT-TAM-MATI MIN SHER-RI MA KHALEǨ!
Kërkoj mbrojtje përmes fjalëve të përsosura të Allahut prej së keqes së çdo gjëje që Ai ka krijuar.”(Transmeton Ahmedi nr. 7898 dhe Et-Tirmidhi nr. 3437; nga Hadithi i Ebu Hurejrës (Allahu qoftë i kënaqur me të!); Ibn Bazi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë se zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është hasen / i mirë - i besueshëm.)
1 Herë
I Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!), kur gdhihej thoshte:
أَصْبَحْنَا عَلَى فِطْرَةِ الْإِسْلَامِ , وَكَلِمَةِ الْإِخْلَاصِ,وَدِينِ نَبِيِّنَا مُحَمَّدٍ - صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ -وَمِلَّةِ أَبِينَا إِبْرَاهِيمَ حَنِيفًا, وَمَا كَانَ مِنْ الْمُشْرِكِينَ
“AŠBAȞNA ĂLA FIŤRATIL-ISLAM UE KELIMETIL IKHLAŠ, UE DINI NEBIJ-JINA MUȞAM-MEDIN - ŠAL-LALL-LLAHU ĂLEJHI UE SEL-LEM, UEMIL-LETI EBINA IBRAHIME ȞANIFE UE MA KANE MINEL MUSHRIKIN.
U gdhimë në natyrshmërinë islame, në thënien e sinqeritetit (La ilahe il-l All-llah), në fenë e nebij-it (lajmëtarit) tonë Muhamedit (lavdërimi dhe paqja qofshin për të), si dhe në besimin monoteist të pastër të babait tone Ibrahim, i cili ka qenë larg besimeve të kota, i nënshtruar ndaj Allahut dhe nuk ka qenë prej idhujtarëve.”
(Transmeton Ahmedi nr. 21144 dhe 15367) Ndërsa kur ngrysej thoshte: “EMSEJNA ĂLA FIŤRATIL-ISLAM… / U ngrysëm në natyrshmërinë islame…” Ibn Bazi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë se zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është sahih / i vërtetë.
1 Herë
يَا حَيُّ يَا قَيُّومُ بِرَحْمَتِكَ أَسْتَغِيثُ أَصْلِحْ لِي شَأْنِي كُلَّهُ , وَلَا تَكِلْنِي إِلَى نَفْسِي طَرْفَةَ عَيْنٍ
“JA ȞAJ-JU JA KAJ-JUMU BI RAȞMETIKE ESTEGITHU, EŠLIȞ LI SȞË’NI KUL-LEHU UE LA TEKILNI ILA NEFSI ŤARFETE ĂJN!
O i Gjallë e i Përjetshëm! O Mbajtësi
i gjithçkaje! Me mëshirën Tënde
të kërkoj ndihmë! Rregulloji të
gjitha punët e mia dhe mos më lër të
mbështetem në veten time as sa pulitja(mbyllja dhe hapja e shpejtë) e syrit!)
(Transmeton En-Nesai nr. 10405 dhe El-Bezari vëll. 2, fq. 282; Ibn Haxheri në librin “Netaixhu el-efkeri” fq. 177 dhe Albani, në veprën “Silsiletu el-ehadithi es-sahiha” vëll. 1, fq. 449, kanë thënë se ky hadith është hasen / i mirë - i besueshëm.)
7 Herë
حَسْبِيَ الله لاَ إِلهَ إِلاَّ هُوَ عَلَيْهِ تَوَكَّلتُ وَهُوَ رَبُّ الْعَرشِ الْعَظِيمِ
“ȞASBIJELL-LLAHU LA ILAHE IL-LA HUE ĂLEJHI TEUEK-KELTU UE HUE RAB-BUL ĂRSȞIL ĂDȞIM!
Më mjafton Allahu për rregullimin dhe mbarëvajtjen e punëve! S’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Tij! Tek Ai unë mbështetem plotësisht dhe Ai është Zoti i Arshit madhështor!”
(Transmeton Ebu Daudi nr. 5081; nga hadithi i Ebu Ed-Derdait(Allahu qoftë i kënaqur me të!); më i fuqishëm është mendimi se zinxhiri i transmetimit qëndron tek Ebu Derdai (nuk i atribuohet Profetit) dhe transmetuesit e këtij versioni janë të besueshëm, por transmetimi – siç ka përmendur Albani (shih: “Es-Silsiletu” vëll. 11, fq. 449 – ka dispozitën e hadithit që i atribuohet Profetit.)