languageIcon
search
search
beforeFajronColorIcon Sunetet periodike/ Koha e ikindisë (pasdites) ( Dhe numri i tyre 2 Kapitujt )

1 Herë

brightness_1

2. أَمْسَيْنَا وَأَمْسَى الْمُلْكُ لِلَّهِ , وَالْحَمْدُ لِلَّهِ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ مِنْ خَيْرِ هَذِهِ اللَّيْلَةِ وَخَيْرِ مَا فِيهَا, وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّهَا وَشَرِّ مَا فِيهَا , اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنَ الْكَسَلِ , وَالْهَرَمِ , وَسُوءِ الْكِبَرِ, وَفِتْنَةِ الدُّنْيَا , وَعَذَابِ الْقَبْر

EMSEJNA UE EMSEL MULKU LIL-LAHI, UEL ȞAMDU LIL-LAHI, LA ILAHE IL-LALL-LLAHU UAȞDEHU LA SHERIKE LEHU, ALL-LLAHUM-ME IN-NI  ES-ELUKE MIN KHAJRI HADHIHIL-LEJLE UE KHAJRI MA FIHA, UE EŬDHU BIKE MIN SHER-RIHA UE SHER-RI MA FIHA. ALL-LLAHUM-ME IN-NI EŬDHU BIKE MINEL KESELI, UEL HEREMI, UE SU-IL KIBERI, UE FITNETID-DUNJA, UE ĂDHEEBIL ǨABR!

U ngrysëm dhe ndërkohë ne jemi në dorë të Allahut! I gjithë sundimi i përket Allahut dhe e gjithë lavdia i takon Atij! Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, i Cili është Një dhe i Pashoq! Atij i takon sundimi dhe Lavdia! Ai është i fuqishëm për çdo gjë! O Zoti im! Unë të kërkoj të mirën

që do të krijohet dhe do të ndodhë në këtë natë, dhe të mirën që do të krijohet në netë të tjera pas saj! Ty të lutem të më mbrosh nga sherri i gjithçkaje që ndodh në këtë natë dhe sherri i gjithçkaje në netët pas saj! O Zoti im! Kërkoj të më ruash nga përtacia, dhe mosha e thyer (të këqijat e saj si matufosja etj.)! O Zot im! Kërkoj të më mbrosh nga dënimi në Zjarr dhe dënimi në varr!”

Edhe kur të gdhihet të thotë po këtë lutje (në formën përkatëse, respektivisht sipas kohës):

وَإِذَا أَصْبَحَ قَالَ ذَلِكَ أَيْضًا :" أَصْبَحْنَا وَأَصْبَحَ الْمُلْكُ لِلَّهِ... أسْأَلُكَ خَيْرِ مَا فِي هَذَا الْيَوم وَخَيْر مَا بعدِه، وَأَعُوذُ بِك مِنْ شَرِّ مَا فِي هَذا اليَوم وَشَر مَا بَعْدِه ...

AŠBAȞNA UE AŠBAȞAL MULKU LIL-LAH… ES-ELUKE (MIN) KHAJRI MA FI HADHAL JEUMI UE KHAJRI MA BEĂDEH, UE EŬDHU BIKE MIN SHER-RI AA FI HADHAL JEUMI UE SHER-RI MA BEĂDEH!

U gdhimë dhe ndërkohë ne jemi në dorë të Allahut! I gjithë sundimi i përket Allahut dhe e gjithë lavdia i takon Atij! Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, i Cili është Një dhe i Pashoq! Atij i takon sundimi dhe Lavdia! Ai është i fuqishëm për çdo gjë! O Zoti im! Unë të kërkoj të mirën

që do të krijohet dhe do të ndodhë në këtë ditë, dhe të mirën që do të krijohet në ditët e tjera pas saj! Ty të lutem të më mbrosh nga sherri i gjithçkaje që ndodh në këtë ditë dhe sherri i gjithçkaje në ditët pas saj! O Zoti im! Kërkoj të më ruash nga përtacia, dhe mosha e thyer (të këqijat e saj, si: lajthitja, matufosja etj.)! O Zot im! Kërkoj të më mbrosh nga dënimi në Zjarr dhe dënimi në varr!”

(Transmeton Muslimi nr. 2723)

.......

1 Herë

brightness_1

Sejidu el-istigfari – forma më e mirë e istigfarit (e kërkimit të faljes):

اللَّهُمَّ أَنْتَ رَبِّي لَا إِلَهَ إِلَّا أَنْتَ خَلَقْتَنِي,وَأَنَا عَبْدُكَ,وَأَنَا عَلَى عَهْدِكَ وَوَعْدِكَ مَا اسْتَطَعْتُ,أَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّ مَا صَنَعْتُ , أَبُوءُ لَكَ بِنِعْمَتِكَ عَلَيَّ,وَأَبُوءُ لَكَ بِذَنْبِي فَاغْفِرْ لِي فَإِنَّهُ لَا يَغْفِرُ الذُّنُوبَ إِلَّا أَنْتَ

“ALL-LLAHUM-ME ENTE RAB-BI, LA ILAHE IL-LA ENTE, KHALAǨTENI UE ENE ĂBDUKE, UE ENE ĂLA ĂHDIKE UE UEĂDIKE MA-STEŤA-ĂTU, EŬDHU BIKE MIN SHER-RI MA ŠANAĂTU, EBU-U LEKE BINIĂMETIKE ĂLEJ-JE UE EBU-U LEKE BIDHENBI, FE-GFIRLI, FEIN-NEHU LA JEGFIRUDH-DHUNUBE  IL-LA ENTE!

O Allah! Ti je Zoti im! Askush nuk meriton të adhurohet, përveç Teje! Ti më krijove dhe unë jam robi Yt! Unë do t’i qëndroj besnik besës dhe premtimit që të kam dhënë, sa të

mundem! Kërkoj që të më mbrosh nga e keqja që vjen si pasojë e asaj që kam bërë! Të jam mirënjohës për të gjithamirësitë që më ke dhuruardhe i pranoj gjynahet e mia, prandaj më fal, sepse, në të vërtetë, gjynahet nuk i fal askush tjetër, përveç Teje!”

Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë:

“Kushdo që e thotë këtë lutje kur gdhihet, duke qenë i bindur në të, dhe vdes në këtë ditë, ai hyn në Xhenet, dhe kushdo që e thotë kur ngryset, duke qenë i bindur në të, dhe vdes në këtë natë, ai hyn në Xhenet.”

(Transmeton El-Bukhari nr. 6306)

.......

1 Herë

brightness_1

اللَّهُمَّ فَاطِرَ السَّمَوَاتِ وَالْأَرْضِ , عَالِمَ الْغَيْبِ وَالشَّهَادَةِ , لَا إِلَهَ إِلَّا أَنْتَ رَبَّ كُلِّ شَيْءٍ وَمَلِيكَهُ , أَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّ نَفْسِي وَمِنْ شَرِّ الشَّيْطَانِ وَشِرْكِهِ , وَأَنْ أَقْتَرِفَ عَلَى نَفْسِي سُوءًا , أَوْ أَجُرَّهُ إِلَى مُسْلِمٍ

“ALL-LLAHUM-ME FAŤIRAS-SEMAUATI UEL ERĎI, ĂLIMEL GAJBI UESH-SHEHADETI, LA ILAHE IL-LA ENTE RAB-BE KUL-LI SHEJ-IN UE MELIKEHU, EŬDHU BIKE MIN SHER-RI NEFSI UE MIN SHER-RISH-SHEJTANI UE SHIRKIHI, UE EN EǨTERIFE ALA NEFSI SUEN EU EXHUR-RAHU ILA MUSLIM!

O Allah! Krijues i qiejve dhe i Tokës, Njohës i së fshehtës dhe së dukshmes! Dëshmoj se askush nuk meriton të adhurohet përveç Teje, Zot dhe Sundues i çdo gjëje! Më mbro nga e keqja e vetvetes, nga e keqja e shejtanit dhe thirrja e përpjekja e tij për të bërë shirk(ose: nga kurthi i tij), si dhe që të mos i bëj vetes keq e as ndonjë muslimani!”

Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) tha: “Thuaje atë kur të gdhihesh, të ngrysesh dhe tështrihesh për të fjetur.” (Transmeton Ahmedi  nr. 6597, Ebu Daudi  nr. 5076, Et-Tirmidhi  nr. 3529 dhe En-Nesai  nr. 7699; Ibn Bazi  (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë se zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është sahih / i vërtetë.)

.......

1 Herë

brightness_1

اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ الْعَافِيَةَ فِي الدُّنْيَا وَالْآخِرَةِ , اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ الْعَفْوَ وَالْعَافِيَةَ فِي دِينِي وَدُنْيَايَ , وَأَهْلِي وَمَالِي , اللَّهُمَّ اسْتُرْ عَوْرَاتِي, وَآمِنْ رَوْعَاتِي, اللَّهُمَّ احْفَظْنِي مِنْ بَيْنِ يَدَيَّ وَمِنْ خَلْفِي , وَعَنْ يَمِينِي وَعَنْ شِمَالِي ,وَمِنْ فَوْقِي , وَأَعُوذُ بِعَظَمَتِكَ أَنْ أُغْتَالَ مِنْ تَحْتِي

“ALL-LLAHUM-ME IN-NI ES-ELUKEL ĂFIJETE FID-DUNJA UEL AKHIRAH, ALL-LLAHUM-ME IN-NI ES-ELUKEL ĂFUE UEL ĂFIJETE FI DINI UE DUNJAJE UE EHLI UE MALI, ALL-LLAHUM-ME-STUR ĂURATI, UE AMIN RAUĂTI, ALL-LLAHUM-ME-ȞFAĎȞNI MIN BEJNI JEDEJ-JE UE MIN KHALFI, UE ĂN JEMINI, UE ĂN SHIMALI, UE MIN FEUǨI, UE EŬDHU BI ĂĎȞAMETIKE EN UGTALE MIN TEȞTI!

O Allah! Të kërkoj të më falësh dhe të më ruash nga çdo e keqe në këtë botë dhe në botën tjetër. O Allah! Të lutem të më falësh dhe të më ruash nga të këqijat e të metat në fenë time, në jetën time të këtushme, në familjen time dhe në pasurinë time. O Allah!

M’i mbulo të metat dhe më qetëso nga gjërat frikësuese. O Allah! Më ruaj nga para dhe nga prapa, nga e djathta dhe nga e majta, si dhe nga lart. Mbrohem me madhërinë Tënde, që të mos më përpijë toka nga poshtë!”

(Transmeton Ahmedi në librin “El-Musened” nr. 4785, Ebu Daudi  nr. 5074, En-Nesai në librin“Es-Sunenu el-kubra”  nr. 10401 dhe Ibn Maxhe  nr. 3871; El-Hakim  (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë se zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është sahih / i vërtetë.)

.......