Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!), kur zgjohej gjatë natës (të falej), e fërkonte gojën e tij me misvak.” (Transmeton El-Bukhari nr. 245 dhe Muslimi me nr. 255) Në një transmetim të Muslimit vjen: “I Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!), kur zgjohej për të falur namaz nate, e fërkonte gojën e tij me misvak.” (Transmeton Muslimi nr. 255) Fjala “JESHUŠU / fërkonte” (e ardhur në transmetim), ka kuptimin: fërkim vertikal i dhëmbëve me misvak.
Bëhet fjalë për hadithin (thënien) e Hudhejfes (Allahu qoftë i kënaqur me të!), të ardhur në Sahihu El-Bukhari, i cili ka thënë: “Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) , kur donte të flinte, thoshte:
بِاسْمِكَ اللَّهُمَّ أَمُوتُ وَ أَحْيَا
BISMIKE-LLAHUM-ME EMUTU UE EȞJA.
Me emrin Tënd, o Allah, vdes dhe ngjallem!’- dhe kur zgjohej prej gjumit thoshte:
الْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي أَحْيَانَا بَعْدَ مَا أَمَاتَنَا وَإِلَيْهِ النُّشُورُ.
EL-ȞAMDU LIL-LAHI-LEDHI EȞJANA BEǍDE MA EMATENA UE ILEJHIN-NUSHUR.
Falënderimi absolut i takon Allahut i Cili na ngjalli pasi na bëri të vdesim dhe si të ringjallemi tek Ai do të tubohemi!”(Transmeton El-Bukhari nr. 6324 dhe Muslimi – nga transmetimi i El-Beraut (Allahu qoftë i kënaqur me të!) – nr. 2711)
Këto tre sunete (tradita profetike) kanë ardhur në hadithin (transmetimin) e Ibn Abasit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), të publikuar nga El-Bukhariu dhe Muslimi: Një natë, kur Ibn Abasi ishte i vogël, fjeti tek Mejmuneja, bashkëshortja e Profetit (Paqja e Allahut qoftë mbi të!), e cila ishte tezja e tij (Ibn Abasit). Ibn Abasi thotë se u shtriva të fle në jastëk për së gjeri (nga koka ose këmbët e tyre) dhe i Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) me familjen e tij u shtrinë në të për së gjati. I Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) fjeti deri në mesnatë ose pak para a pas saj, (kohë) kur i Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) u zgjua dhe ndenji ulur, duke fërkuar sytë për të larguar gjumin. Pastaj lexoi dhjetë ajetet (vargjet) kuranore përmbyllëse të sures (kaptinës kuranore) Al Imran. Më pas qëndroi para një kaceku me ujë të varur prej ku mori abdes mirë e mirë dhe pastaj u ngrit të falej.” (Transmeton El-Bukhari nr. 183 dhe Muslimi nr. 763)
Në një transmetim të Muslimit nr. 256 vjen: “Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) u ngrit në fund të natës, pastaj doli e pa në qiell dhe pastaj lexoi këto ajete nga surja Al Imran:
{إِنَّ فِي خَلْقِ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ وَاخْتِلاَفِ اللَّيْلِ وَالنَّهَارِ لآيَاتٍ لِّأُوْلِي الألْبَابِ...}
‘Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe në ndërrimin e natës e të ditës, ka shenja për mendarët …’” (Al Imran: 190)
Sa i përket fjalës “ESH-SHENNU / kaceku” të transmetuar në hadith është: “EL-ǨIRBETU / enë uji prej lëkure”.
Në transmetimin e Muslimit sqarohet se çfarë (pjese kuranore) lexon kush synon ta zbatojë këtë sunet; fillon (ky tekst) nga fjala e të Lartësuarit:
{إِنَّ فِي خَلْقِ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ وَاخْتِلاَفِ اللَّيْلِ وَالنَّهَارِ}
“Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe në ndërrimin e natës e të ditës” dhe vazhdon deri në në përfundim të sures Al Imran.

Bazuar në hadithin (transmetimin) e Ebu Hurejrës (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Kur të zgjohet dikush prej jush nga gjumi, të mos e fusë dorën në enë derisa ta lajë tre herë, pasi ai nuk e di ku ka qëndruar ajo gjatë natës.” (Transmeton El-Bukhari nr. 162 dhe Muslimi nr. 278)
Bazuar në hadithin e Ebu Hurejrës (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Kur të zgjohet dikush prej jush nga gjumi le ta shfryjë ujin nga hunda tre herë, pasi shejtani qëndron natën në flegrat e tij.” (Transmeton El-Bukhari nr. 3295 dhe Muslimi nr. 238) Ndërsa në një transmetim (tjetër) të El-Bukharit vjen: “Kur të zgjohet dikush prej jush nga gjumi të marrë abdes, le ta shfryjë ujin nga hunda tre herë…” (Transmeton El-Bukhari nr. 3295)
Bazuar në hadithin e lartcituar të ibn Abasit (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) që tregon se Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!), kur dëshiroi të falej (namaz nate), qëndroi para një kaceku (ene uji prej lëkure) të varur dhe mori abdes.
Tek abdesi do qëndrojmë që të sqarojmë disa sunete të abdesit, shkurtimisht dhe të numëruara, jo në mënyrë të hollësishme dhe tërësishme, pasi këto sunete dihen. Në fakt ato do t’i përmendim në vazhdën e përmbushjes së suneteve.