languageIcon
search
search
beforeFajronColorIcon Sunetet periodike/ Koha e paradites (duhaja)/ ( Dhe numri i tyre 4 Sunete )
brightness_1 Në kohën e paradites, është prej sunetit që të falet namazi i duhasë (i paradites)

Argument për këtë është:

a. Hadithi i Ebu Hurejrës (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ka thënë: “Miku im i ngushtë (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) më ka porositur për tre gjëra: të agjëroj tre ditë nga çdo muaj, të fal dy rekate të duhasë (paradites) dhe ta fal vitrin para se të fle.” Gjithashtu, me këto fjalë Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) e ka porositur edhe Ebu Derdain (Allahu qoftë i kënaqur me të!), siç transmeton Muslimi nr. 722. Sikurse e ka porositur edhe Ebu Dherrin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), siç transmeton En-Nesai, në librin “Es-Sunenu el-kubra” nr. 2712; Albani, në veprën “Es-Sahiha” nr. 2166, ka thënë se hadithi është sahih / i vërtetë.

b. Hadithi i Ebu Dherrit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili transmeton se Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Teksa gdhiheni, për çdo nyjë të trupit, ju duhet të jepni sadaka (lëmoshë). Çdo tesbih(SUBȞAN-ALL-LLAH / I Lavdishëm e i patëmetë është Allahu!) është sadaka; çdo  tehmid (EL-ȞAMDU LIL-LAH / Falënderimi absolut i takon Allahut!) është sadaka; çdo tehlil(LA ILAHE IL-LALL-LLAH / Nuk ka të adhuruar me të drejtë veç Allahut!) është sadaka dhe çdo tekbir(ALL-LLAHU EKBER / Allahu është më i Madhi!) është sadaka; urdhërimi në të mirë është sadaka; edhe ndalimi nga e keqja është sadaka. Për të shlyer të gjitha këto mjafton qëtë falni dy rekate të duhasë (paradites).”

(Transmeton Muslimi  nr. 720)

Nyjë: është vendi ku lidhen dy kocka njëra me tjetrën, kyç.

Po në “Sahihun e Muslimit”, në hadithin që e transmeton Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ka ardhur sqarimi se çdo njeri është krijuar me treqind e gjashtëdhjetë kyçe dhe se kush bën aq mirësi sa të kompesojë këtë begati, në ditën që përmbush këtë e largon veten nga zjarri i Xhehenemit.