languageIcon
search
search
beforeFajronColorIcon Sunete jo periodike/ Sunete të tjera ditore/ ( Dhe numri i tyre 7 Sunete )
brightness_1 Dhikri i transmetuar për hyrjen dhe daljen nga banjoja

Është e pëlqyer që përdoruesi i banjos, para se të hyrë në të, të thotë dhikrin e transmetuarnë“Es-Sahihani” (Bukhariu dhe Muslim):

Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!), kur hynte në banjo thoshte:

اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنَ الْخُبثِ وَالْخَبَائِثِ

 “ALL-LLAHUM-ME IN-NI EŬUDHU BIKE MINEL KHUBUTHI (KHUBTHI) UEL KHABAITH!

O Allah! Të lutem më mbro nga shejtanët dhe shejtanet!”(Transmeton Bukhariu  nr. 6322 dhe Muslimi  nr. 375)

Me fjalën “El-Khubuth” nënkuptohen: meshkujt prej shejtanëve, kurse “El-Khabaith”  janë femrat (shejtanet). Prandaj, në mbrojtjen e kërkuar përfshihen shejtanët meshkuj dhe femra.

Fjala “El-Khubth” është më përfshirëse. Ajo nënkupton të keqen. Kurse “El-Khabaith” nënkuptohen shpirtrat e këqij. Prandaj, në mbrojtjen e kërkuar përfshihen gjithë të keqijat dhe keqbërësit.

- Kur del nga banjoja, është sunet të thotë:

Transmetimin e ardhur nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e cila ka thënë: “Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!), kur dilte nga banjoja thoshte: ʻGUFRANEK/  Kërkoj faljen Tënde, Zot!’”(Transmeton Ahmedi nr. 25220, Ebu Daudi  nr. 30 dhe Et-Tirmidhi  nr. 7; Albani, në shqyrtimin “Mishkatu el-masabih”vëll. 1, fq. 116, ka thënë se hadithi është sahih / i vërtetë.)

brightness_1 Shkruarja e testamentit është prej sunetit

Lënia e testamentit është sunet për çdo musliman, sido qoftë ai: i sëmurë a i shëndetshëm; bazuar në thënien e të Dërguarit të Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!): “Çdo muslimani, që dëshiron të lërë amanet diçka (me testament), nuk duhet t’i kalojnë dy netë pa e pasur pranë vetes të shkruar testamentin që do të lërë.” (Transmeton Muslimi  nr. 1626) Ky hadith është transmetuar nga Ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!). Përmendja e dy netëve në hadith nuk vjen në mënyrë kategorike (të prerë), por përmes saj ka dashur të theksojë, që muslimanit nuk duhet t’i kalojë as edhe një kohë e shkurtër, pa e pasur pranë vetes testamentin që do të lërë. Arsyeja është se ai nuk e di se kur do të vdesë. Ky është një ligj i përgjithshëm për tërë njerëzit (askush nuk e shmang dot vdekjen dhe se ajo vjen papritur).

Ndërsa testamenti i përket detyrimeve ndaj Allahut të Lartësuar, si: zekati ose haxhi, ose shlyerja (obligative) etj.; ose ai që ka të bëjë me të drejtat e njerëzve, si: borxhi dhe çuarja në vend e amaneteve etj.; të gjitha këto janë obligim dhe jo sunet. Gjykimi i lartpërmendur bazohet në faktin se ky testament ka të bëjë me të drejtat dhe detyrimet, sidomos në rastet kur për këto (të drejta e detyrime) nuk ka dijeni askush (një rregull juridik në sheriatin islam thotë se ajo, pa të cilën nuk mund të përmbushet vaxhibi (detyrimi), është detyrim (në vetvete).