brightness_1
Është prej sunetit që gogësima të përmbahet ose të zmbrapset (frenohet) me dorë
Argument për këtë është:
Hadithi i Ebu Hurejrës (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili transmeton se Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Me të vërtet, Allahu e do teshtimën dhe e urren gogësimën. Për këtë arsye, nëse dikush teshtin dhe e falënderon Allahun, çdo muslimani që e dëgjon i bëhet detyrë të lutet për të (teshtitësin) për mëshirë. Ndërsa gogësima, në realitet, është prej shejtanit. Le ta zmbrapsë (frenojë) atë sa të mundet. Kur ai gogësin thotë: ‘Ha!’, shejtani qesh me të.” (Transmeton Bukhariu nr. 2663)
Ndërsa te Muslimi është publikuar hadithi i Ebu Saidit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), që tregon se Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Nëse ndonjëri prej jush gogësin, le ta kapë (zërë) gojën me dorë, sepse hyn shejtani.” (Transmeton Muslimi nr. 2995) Prandaj, frenimi e gogësimës bëhet: ose duke e bërë zap gojën, duke e ndaluar hapjen e saj, ose duke i shtrënguar buzët me dhëmbë, ose duke vendosur dorën përmbi gojë dhe në mënyra të ngjashme me këto.