Është prej sunetit që gogësima të përmbahet ose të zmbrapset (frenohet) me dorë
Argument për këtë është:
Hadithi i Ebu Hurejrës (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili transmeton se Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Me të vërtet, Allahu e do teshtimën dhe e urren gogësimën. Për këtë arsye, nëse dikush teshtin dhe e falënderon Allahun, çdo muslimani që e dëgjon i bëhet detyrë të lutet për të (teshtitësin) për mëshirë. Ndërsa gogësima, në realitet, është prej shejtanit. Le ta zmbrapsë (frenojë) atë sa të mundet. Kur ai gogësin thotë: ‘Ha!’, shejtani qesh me të.” (Transmeton Bukhariu nr. 2663)
Ndërsa te Muslimi është publikuar hadithi i Ebu Saidit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), që tregon se Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Nëse ndonjëri prej jush gogësin, le ta kapë (zërë) gojën me dorë, sepse hyn shejtani.” (Transmeton Muslimi nr. 2995) Prandaj, frenimi e gogësimës bëhet: ose duke e bërë zap gojën, duke e ndaluar hapjen e saj, ose duke i shtrënguar buzët me dhëmbë, ose duke vendosur dorën përmbi gojë dhe në mënyra të ngjashme me këto.
Gjithashtu, kur gogësin, më e mira është që të mos e ngrejë zërin
- Gjithashtu, kur gogësin, më e mira është që të mos e ngrejë zërin, si p.sh., duke thënë: “Ha!”, ose: “Ah!” apo prej zërave të tjerë të ngjashëm me këto, që dalin nga gogësima. Ai që gogësin vepron në këtë mënyrë, për t’ia humbur shejtanit shansin të qeshë me të.
Argument për këtë është:
Hadithi i Ebu Hurejrës (Allahu qoftë i kënaqur me të!), që transmeton se Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Gogësima është prej shejtanit. Prandaj, nëse ndonjëri nga ju gogësin, le ta zmbrapsë (frenojë) atë sa të mundet. Nëse ndonjëri prej jush (kur gogësin) thotë: ‘Ha!’, shejtani qesh.” (Transmeton Bukhariu nr. 2663)
Vërejtje
Vërejtje: Disa njerëz e kanë bërë zakon që, pas gogësimës, të kërkojnë mbrojtjen e Allahut nga djalli (duke thënë: “EŬUDHU BIL-LAHI MINESH-SHEJŤANIR-RAXHIM / Strehohem tek Allahu të më mbrojë nga shejtani i mallkuar!”). Për këtë gjë nuk ka argument. Madje, kjo bie në kundërshtim me udhëzimin e Profetit (Paqja e Allahut qoftë mbi të!). Sepse, në këtë rast, po thuhet një dhikër që nuk e ka thënë Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!).
Telefono
Me ne
Jemi të lumtur që marrim thirrjet dhe pyetjet tuaja në çdo kohë