brightness_1
Përmendja e emrit të Allahut (thënia: BISMIL-LAH / Me emrin e Allahut!) në fillim të ushqimit
Nga Umer ibn Ebi Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmetohet që ka thënë se isha djalosh (thjeshtër) nën kujdesin e të Dërguarit të Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!). Dora ime lëvizte e shkujdesur në enën e (përbashkët të) ushqimit. I Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) më tha: “O djalosh, përmende emrin e Allahut. Ha me të djathtën dhe ha prej ushqimit që ke më pranë vetes.” Që nga ajo ditë, vazhdova të ushqehem sipas këtij udhëzimi profetik.(Transmeton Bukhari nr. 5376 dhe Muslimi nr. 2022)
Nëse harron ta përmendë emrin e Allahut në fillim, është sunet që, kur të kujtohet, të thotë:
بسم الله أوله وآخره
“BISMIL-LAHI EU-UELIHI UE AKHIRIHI! Me emrin e Allahut, në fillim dhe në fund të ushqimit!”
Bazohet në hadithin e Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!) që tregon se i Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Kur dikush nga ju të hajë ushqim, le ta përmend emrin e Allahut. Nëse harron që të përmendë emrin e Allahut në fillim të tij (ushqimit), le të thotë: ‘BISMIL-LAHI EU-UELEHU UE AKHIRAHU/ Me emrin e Allahut, në fillim dhe në fundtë ushqimit!’” (Transmeton Ebu Daudi nr. 3767 dhe Et-Tirmidhi nr. 1858; Albani, siç është përmendur më parë, ka thënë se hadithi është sahih / i vërtetë.)
Po kështu, argument për këtë është hadithi që tregon se njeriu ha me të djathtën, që të mos i përngjajë shejtanit. Nëse muslimani, nuk e përmend Allahun (kur ha), shejtani ka hise (pjesë) në ushqimin e tij. Ndërsa, nëse muslimani ha dhe pi me të majtën, i përngjason shejtanit, sepse ai ha dhe pi me të majtën.
Argument për këtë është:
Hadithi i Abdullah Ibn Umerit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) që tregon se i Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Askush prej jush të mos të hajë dhe mos të pijë me të majtën, pasi shejtani ha dhe pi me të majtën.” Transmetuesitregon se Nafiu shtonte në këtë transmetim: “Dhe të mos marrë e të mos japë me të.” (Transmeton Muslimi nr. 2020)
Shejtani kujdeset që të hyjë në shtëpitë, për të bujtur (kalojë natën) në to dhe që të ketë hise (pjesë) në ushqimin dhe në pijen e njerëzve të këtyre shtëpive. Në këtë kontekst, Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e ka dëgjuar Profetin (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) të thotë: “Kur njeriu do të hyjë në shtëpinë e tij dhe e përmend Allahun para se të futet në tëdhe para se të fillojë të hajë ushqim, shejtani thotë (duke iu drejtuar pasuesve të tij): ‘Nuk ka bujtje për ju dhe as darkë.’ Ndërsa, nëse hyn pa përmendur Allahun, shejtani thotë: ‘Gjetët strehim.’ Nëse (personi) nuk e përmend Allahun, kur fillon të hajë ushqim,shejtani thotë: ‘E gjetët bujtjen dhe darkën.’” (Transmeton Muslimi nr. 2018)