Nga Umer ibn Ebi Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmetohet që ka thënë se isha djalosh (thjeshtër) nën kujdesin e të Dërguarit të Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!). Dora ime lëvizte e shkujdesur në enën e (përbashkët të) ushqimit. I Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) më tha: “O djalosh, përmende emrin e Allahut. Ha me të djathtën dhe ha prej ushqimit që ke më pranë vetes.” Që nga ajo ditë, vazhdova të ushqehem sipas këtij udhëzimi profetik.(Transmeton Bukhari nr. 5376 dhe Muslimi nr. 2022)
Nëse harron ta përmendë emrin e Allahut në fillim, është sunet që, kur të kujtohet, të thotë:
بسم الله أوله وآخره
“BISMIL-LAHI EU-UELIHI UE AKHIRIHI! Me emrin e Allahut, në fillim dhe në fund të ushqimit!”
Bazohet në hadithin e Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!) që tregon se i Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Kur dikush nga ju të hajë ushqim, le ta përmend emrin e Allahut. Nëse harron që të përmendë emrin e Allahut në fillim të tij (ushqimit), le të thotë: ‘BISMIL-LAHI EU-UELEHU UE AKHIRAHU/ Me emrin e Allahut, në fillim dhe në fundtë ushqimit!’” (Transmeton Ebu Daudi nr. 3767 dhe Et-Tirmidhi nr. 1858; Albani, siç është përmendur më parë, ka thënë se hadithi është sahih / i vërtetë.)
Po kështu, argument për këtë është hadithi që tregon se njeriu ha me të djathtën, që të mos i përngjajë shejtanit. Nëse muslimani, nuk e përmend Allahun (kur ha), shejtani ka hise (pjesë) në ushqimin e tij. Ndërsa, nëse muslimani ha dhe pi me të majtën, i përngjason shejtanit, sepse ai ha dhe pi me të majtën.
Argument për këtë është:
Hadithi i Abdullah Ibn Umerit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) që tregon se i Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Askush prej jush të mos të hajë dhe mos të pijë me të majtën, pasi shejtani ha dhe pi me të majtën.” Transmetuesitregon se Nafiu shtonte në këtë transmetim: “Dhe të mos marrë e të mos japë me të.” (Transmeton Muslimi nr. 2020)
Shejtani kujdeset që të hyjë në shtëpitë, për të bujtur (kalojë natën) në to dhe që të ketë hise (pjesë) në ushqimin dhe në pijen e njerëzve të këtyre shtëpive. Në këtë kontekst, Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e ka dëgjuar Profetin (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) të thotë: “Kur njeriu do të hyjë në shtëpinë e tij dhe e përmend Allahun para se të futet në tëdhe para se të fillojë të hajë ushqim, shejtani thotë (duke iu drejtuar pasuesve të tij): ‘Nuk ka bujtje për ju dhe as darkë.’ Ndërsa, nëse hyn pa përmendur Allahun, shejtani thotë: ‘Gjetët strehim.’ Nëse (personi) nuk e përmend Allahun, kur fillon të hajë ushqim,shejtani thotë: ‘E gjetët bujtjen dhe darkën.’” (Transmeton Muslimi nr. 2018)
Nga Umer ibn Ebi Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmetohet që ka thënë se isha djalosh (thjeshtër) nën kujdesin e të Dërguarit të Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!). Dora ime lëvizte e shkujdesur në enën e (përbashkët të) ushqimit. I Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) më tha: “O djalosh, përmende emrin e Allahut. Ha me të djathtën dhe ha prej ushqimit që ke më pranë vetes.” Që nga ajo ditë, vazhdova të ushqehem sipas këtij udhëzimi profetik.(Transmeton Bukhari nr. 5376 dhe Muslimi nr. 2022)
Bazohet në hadithin e Xhabirit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ka thënë se kam dëgjuar Profetin (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) të thotë: “Shejtani është i pranishëm në gjithë jetën tuaj (synon të ketë hise në çdo gjë që ju përket juve), madje, dhe kur hani ushqim. Prandaj, nëse dikujt prej jush i bie ushqimi, le ta heqë çfarë është e ndyrë dhe e dëmshme (ta pastrojë), pastaj ta hajë dhe mos të mos ia lërë shejtanit. Kur të mbarojë së ngrëni, le t’i lëpijë gishtat, sepse ai nuk e di se në cilën pjesë të ushqimit gjendet bereqeti.’” (Transmeton Muslimi nr. 2033)
Kush mediton rreth këtij hadithi, konstaton se shejtani bën kujdes që të ketë hise në çdo aspekt të jetës, që ta largojë bereqetin prej saj (jetës) dhe ta dëmtojë njeriun sa më shumë që të jetë e mundur. Thënia e Profetit (Paqja e Allahut qoftë mbi të!): “Shejtani është i pranishëm në gjithë jetën tuaj (synon të ketë hise në çdo gjë që ju përket juve)”, tregon për gatishmërinë e shejtanit për të bërë ligësi. Ai nuk i ndahet njeriut, përpiqet t’i shkaktuar probleme në çdo gjë.
Është e pëlqyer lëpirja e gishtave me majën e gjuhës. Është sunetit që vetë personi t’i lëpijë gishtat ose t’ia lëpijë dikush tjetër (prej personave të dashur për të, të cilët nuk i pështiros kjo gjë), si p.sh. gruaja. Gjithashtu, prej sunetit është që ushqimi i ngjitur në dorë (në gishtat e dorës) të mos fshihet me shami apo me diçka tjetër të ngjashme me të, por të lëpihet.
Argument për këtë është hadithi i mëparshëm i Xhabirit (Allahu qoftë i kënaqur me të!).
Në “Es-Sahihani” (Sahihu i Bukhariut dhe Sahihu i Muslimit), publikohet hadithi i Ibn Abasit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili transmeton se Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Nëse ndonjëri prej jush ha, të mos e fshijë dorën derisa ta lëpijë (në gishtat) ose t’ia japë dikujt tjetër për t’ia lëpirë (prej personave të dashur për të, të cilët nuk i pështiros kjo gjë).” (Transmeton Bukhariu nr. 5456 dhe Muslimi nr. 2033)
Me fshirjen e sahanit nënkuptohet pastrami i tij, ta hajë ushqimin krejtësisht e të mos lërë asgjë në të. Kështu p.sh.: nëse dikush ha oriz, prej sunetit është që ai të mos lërë asgjë në anën ku ha. Pra, ai e fshin enën ha gjithçka që ka mbetur në anën e tij, sepse ka mundësi që bereqeti të jetë në atë pjesë.
Argument për këtë është hadithi i Enesit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ka thënë: “Ai (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) na urdhëroi ta fshijmë sahanin.” (Transmeton Muslimi nr. 2034) Gjithashtu po në transmetimin e Muslimit, prej hadithit të Ebu Hurejrës (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) vjen: “Le ta fshijë ndonjëri prej jush enën e ushqimit.” (Muslimi nr. 2035)
Dijetari ynë i nderuar Ibn Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Kuptimi është: pasi mbaron së ngrëni, ta fshish sahanin me gishta e tu dhe t’i lëpijë ato. Kjo është prej sunetit të lënë pas dore nga shumë prej njerëzve. Është për të ardhur keq, edhe shumë prej nxënësve të dijes e nënvlerësojnë këtë sunet.” (Shih: “Sherhu rijadi es-salihin” vëll. 1, fq. 892)
Prej sunetit është të hahet me tre gishta. Kjo ka të bëjë me ushqimet që mund të mbahen me tre gishta, si p.sh. hurma arabe. Është sunet që këto ushqime të hahen me tre gishta.
Argument për këtë është hadithi i Keab ibn Malikut (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) hante me tre gishta dhe lëpinte dorën (gishtat) para se ta fshinte.” (Transmeton Muslimi nr. 2032)
Prej sunetit është që ena e ujit të pihet me tre ndalesa dhe të merret frymë pas çdonjërës prej tyre.
Argument për këtë është hadithi i Enesit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) gjatë pirjes merrte frymë tre herë (jashtë enës) dhe thoshte: ‘Faktikisht, kjo (pirja me tre frymëmarrje) shkakton ngopje më të shpejtë, është më e shëndetshme (për trupin) dhe më e përvetësueshme (për organizimin).’ Prandaj, unë (thotë Enesi – transmetuesi i hadithit) gjatë pirjes marr frymë tre herë.” (Transmeton Bukhariu nr. 5631 dhe Muslimi nr. 2028)
Me frymëmarrjen në enë nënkuptohet frymëmarrja gjatë prijes. Prej sunetit është që: personi të marrë frymë jashtë enës, sepse frymëmarrja në enë është e papëlqyeshme. Kjo bazohet në hadithin e Katedes (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i publikuar në “Es-Sahihani” (Sahihu i Bukhariut dhe Sahihu i Muslimit), i cili ka rrëfyer se i Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush të pijë, të mos marrë frymë në enë!” (Transmeton Bukhariu nr. 5630 dhe Muslimi nr. 267)
Argument për këtë është:
Hadithi i Enes ibn Malikut (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili rrëfen se Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Vërtet, Allahu kënaqet që robi e falënderon, kur ha dhe pi.” (Transmeton Muslimi nr. 2743)
Për këtë falënderim ka forma të larmishme, prej të cilave janë:
a. الْحَمْدُ لِلَّهِ كَثِيرًا طَيِّبًا مُبَارَكًا فِيهِ غَيْرَ مَكْفِيٍّ , وَلَا مُوَدَّعٍ , وَلَا مُسْتَغْنًى عَنْهُ رَبَّنَا
“EL-ȞAMDU LIL-LAHI KETHIRAN ŤAJ-JIBEN MUBAREKEN FIHI GAJRA MEKFIJ-JIN, UE LA MUED-DEĬN, UE LA MUSTEGNEN ĂNHU RAB-BENA!
Lavdia i takon Allahut! Atij i bëjmë shumë lavde të dëlira (pa syfaqësi) dhe të bekuara (të vazhdueshme)! Këto lavde nuk mjaftojnë për ta madhëruar Allahun ashtu siç duhet, e megjithatë ne nuk kemi për t’i lënë ato. Ne do të kemi nevojë për t’i bërë lavde Allahut
në vazhdimësi e në çdo gjendje. O Zoti
ynë, pranoje lavdërimin tonë!”
(Transmeton Bukhariu nr. 5458)
b. الْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي كَفَانَا وَأَرْوَانَا غَيْرَ مَكْفِيٍّ, وَلَا مَكْفُورٍ
“EL-ȞAMDU LIL-LAHIL-LEDHI KEFANA UE ERUANA GAJRA MEKFIJ-JIN UE LA MEKFUR.
Falënderimi absolut i takon Allahut, i Cili na dha sa duhet dhe na ngopi; Ai është i panevojshëm dhe i pamohueshëm.” (Transmeton Bukhariu nr. 5459)
“I panevojshëm”, në kuptimin që, nuk ka nevojë për askënd e asgjë, sepse Allahu është Ai që i ushqen robërit e Tij dhe u jep sa duhet. “I pamohueshëm”, në kuptimin që, nuk mund të mohohen mirësitë dhe dhuntitë e Tij.
Prej sunetit është që të hahet bashkërisht; të mos hahet ndaras (veç e veç).
Argument për këtë është hadithi i Xhabir ibn Abdullahut (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) që ka thënë: “Ushqimi i një personi u mjafton dy personave; ushqimi i dy personave mjafton për katër dhe ushqimi i katër personave u mjafton për tetë.” (Transmeton Muslimi nr. 2059)
Është prej sunetit që personi ta lavdërojë ushqimin, nëse i pëlqen. S’ka dyshim që lavdërimi duhet të bëhet vetëm për vlerat që ka ky ushqim.
Argument për këtë është hadithi i Xhabir ibn Abdullahut (Allahu qoftë i kënaqur me të!), që tregon se Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) u kërkoi bashkëshorteve të tij që t’i shtronin diçka për të ngjyer kafshatën në të. Ato i thanë: “Kemi vetëm uthull.” Ai e kërkoi atë dhe filloi të hante, duke thënë: “Sa lëng i mirë që është uthulli; sa lëng i mirë që është uthulli?!” (Transmeton Muslimi nr. 2052) Uthulli që përdorin në atë kohë ishte lëng i ëmbël; jo të thartë, si uthulli që konsumojmë në ditët tona.
Dijetari ynë, Ibn Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!), ka thënë: “Gjithashtu, kjo është udhëzimit të Profetit (Paqja e Allahut qoftë mbi të!). Pra, kur personit i pëlqen ushqimi, ta lavdërojë atë. Kjo vlen p.sh. edhe për të lavdëruar bukën, kur thua: “Sa bukë e mirë është buka e filan fisi?!” Apo diçka të ngjashme me këtë. Edhe kjo është prej sunetit të të Dërguarit të Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!).” (Shih: “Sherhu rijadi es-salihin” vëll. 2, fq. 1057)
Kush mendon rreth realitetit tone, konstaton sa shpesh njerëzit veprojnë në kundërshtim me sunetin (traditën) e Profetit (Paqja e Allahut qoftë mbi të!). Jo vetëm e lënë këtë sunet, por edhe i kundërvihen atij, nganjëherë duke e sharë ushqimin dhe hërë tjetër duke e përçmuar atë, gjë që është në kundërshtim me udhëzimin e Profetit (Paqja e Allahut qoftë mbi të!). Në këtë kontekst, në “Es-Sahihani” (Sahihu i Bukhariut dhe Sahihu i Muslimit) në hadithin e Ebu Hurejrës (Allahu qoftë i kënaqur me të!), transmetohet se ai ka thënë: “Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) nuk ka sharë kurrë ndonjë ushqim. Nëse i pëlqente, e hante; dhe nëse jo, e linte.” (Transmeton Bukhariu nr. 3563 dhe Muslimi nr. 2064)
Argument për këtë është hadithi i Abdullah ibn Busrit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ka thënë: “I Dërguari i Allahut mori pjesë në një gosti të shtruar nga babai im. Ne i afruam ushqim dhe një gatim në përbërje të të cilit kishte: hurma, djathë e gjalpë. Ai (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) hëngri prej këtij ushqimi. Pastaj i sollën një hurmë arabe, të cilën e hëngri dhe e vendosi bërthamën e saj në mes të dy gishtave të tij, ku gishtin tregues e kishte bërë bashkë me atë të mesit. Pastaj i sollën diçka për të pirë, prej të cilës piu dhe ia dha (pjesën tjetër) atij që gjendej në të djathtën e vet. Babai im, teksa po mbante kapistrën (litarin) e devesë së tij, i tha: “Lutju Allahut për ne!” Ai (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) tha:
اللَّهُمَّ بَارِكْ لَهُمْ فِي مَا رَزَقْتَهُمْ , وَاغْفِرْ لَهُمْ , وَارْحَمْهُمْ
“ALL-LLAHUM-ME BARIK LEHUM FIMA RAZAǨËTEHUM, UEGFIR LEHUM, UERȞAMHUM!
O Allah, jepu atyre bereqet, fali dhe mëshiroji!” (Transmeton Muslimi nr. 2042)
Gatimi prej hurmave, djathit dhe gjalpit në arabisht quhet “el-uetbetu”,që është një përbërje e qullët e hurmave arabe (të kualitetit të lartë) ta quajtura“el-burni” me djathë të thërrmuar dhe me gjalpë.
Në kuptimin që, pasi personi të pijë vete, është prej sunetit që t’i japë atij që gjendet në të djathtë të tij, para atij që gjendet në të majtë.
Argument për këtë është hadithi i Enes ibn Malikut (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ka thënë se në shtëpinë tonë erdhi i Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) dhe kërkoi për të pirë. Ne e molëm delen dhe pastaj unë e përzieva atë me ujë prej pusit. Unë ia dhashë të Dërguarit të Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) dhe ai (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) piu. Ndërkaq, Ebu Bekri gjendej në të majtë të tij (Paqja e Allahut qoftë mbi të!), Umeri përballë dhe një beduin (nomad) në të djathtë. Pasi i Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) mbaroi së piri, Umeri i tha: “Ky është Ebu Bekri, o i Dërguar i Allahut”,- duke ia treguar atë, por i Dërguari i Allahut ia dha (enën) beduinit dhe e la Ebu Bekrin dhe Umerin. Ndërkaq, i Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) tha: “Të djathtët, të djathtët, të djathtët (kanë përparësi ndaj atyre që janë në të majtë).” Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tha: “Ky është sunet (tre herë).” (Transmeton Bukhariu nr. 2571 dhe Muslimi nr. 2029)
Është sunet që ai që shërben, të pijë i fundit.
Argument për këtë është hadithi i gjatë i Ebu Katedes (Allahu qoftë i kënaqur me të!), në të cilin ai ka thënë se Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) e mbushte enën me ujë dhe unë u shërbeja atyre (të pranishmëve). Ndërkaq, mbetëm (pa pirë) vetëm unë dhe i Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!). Pastaj i Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) e mbushi enën dhe më tha: “Pi.” I thashë: “Unë nuk pi derisa të pish ti, o i Dërguar i Allahut.” Ai (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) më tha: “Në të vërtetë, ai që i shërben një grupi, pi i fundit.” Ai (Ebu Katedja) tha: “I Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) piu, pasi piva unë…” (Transmeton Muslimi nr. 681)
Një mësim i dobishëm: Është prej sunetit është që të shpëlahet goja me ujë pas pirjes së qumështit, me qëllim që të hiqet yndyra e tij.
Argument për këtë është hadithi i Ibn Abasit (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!), që thotë se Dërguari i Allahut pasi piu qumësht, kërkoi ujë, e shpërlau gojën dhe tha: “Ai ka yndyrë.” (Transmeton Bukhariu nr. 211 dhe Muslim nr. 358)
Prej sunetit është që, kur vjen nata, të mbulohen enët e zbuluara dhe të mbyllet gryka e enës me pije, nëse ajo ka mbyllëse, duke e përmendur emrin e Allahut.
Argument për këtë është hadithi i Xhabir ibn Abdullahut (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ka thënë se kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) të thotë: “Mbulojini enët dhe mbylleni grykën e enës me pije. Në të vërtetë, gjatë vitit është një natë në të cilën zbret epidemia. Kjo epidemi prek çdo enë (që përmban ushqim a pije) pa kapak.” (Transmeton Muslimi nr. 2014)