languageIcon
search
search
beforeFajronColorIcon Sunete jo periodike/ Shkuarja në xhami/ ( Dhe numri i tyre 8 Sunete )
brightness_1 Për burrat është sunet garimi për të zënë rreshtin e parë (pas imamit)

Për burrat është sunet garimi për të zënë rreshtin e parë (pas imamit), pasi ai është rreshti më i mire. Ndërsa për gratë rreshti më i mirë është i fundit.

Bazohet në hadithin e Ebu Hurejrës (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili transmeton se Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Rreshti më i mirë për burrat është i pari dhe më i keqi është i fundit. Ndërsa rreshti më i mirë për gratë është i fundit dhe më i keqi është i pari.” (Transmeton Muslimi  nr. 440)“Më i miri” rresht ka kuptimin: me më shumë shpërblime dhe mirësi; ndërsa“më i keqi”: ai që ka më pak shpërblime dhe mirësi.

Ky hadith vlen për rastin kur burrat dhe gratë falen në xhemat (nëgrup), duke mos pasur midis tyre ndonjë ndarës, si p.sh. ndonjë mur ndarës a diçka të ngjashme. Në këtë rast rreshti më i mirë i grave është i fundit, sepse ai i ruan ato nga sytë e burrave. Ndërsa, nëse mes burrave dhe grave ka ndarës, si mur apo diçka të ngjashme me të, ose siç është realiteti në xhamitë tona të sotme, ku grate kanë  vendfaljen e tyre të veçantë, në këtë rast rreshti më i mirë i grave është i pari, për mungesë të shkakut të afërsisë me burrat. Ky mendim bazohet në faktin se dispozita sillen rreth arsyes (shkakësisë), me praninë ose jo të kësaj arsyeje. Gjithashtu bazohet në argumentet e përgjithshme, që flasin për mirësitë e rreshtit të parë, prej të cilëve janë: 

Hadithi i Ebu Hurejrës (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Nëse do ta dinin njerëzit së çfarë (mirësie) ka te thirrja (ezani)e te rreshti i parë dhe pastaj për (ta arritur) këtë nuk do kishin mënyrë tjetër veçse të hidhin short, do kishin hedhur short. Po qe se do ta dinin se çfarë (mirësie) ka shkuarja herët për në namaz, do garonin për këtë. Po ta dinin se çfarë (mirësie) ka në namazin e  jacisë dhe të agimit (sabahut), do të shkonin në këto dy namaze, qoftë edhe këmba-dorazi.” (Transmeton Bukhariu nr. 615 dhe Muslimi nr. 437)