languageIcon
search
search
beforeFajronColorIcon Sunete jo periodike/ Sunete të Ezani/ ( Dhe numri i tyre 5 Sunete )
brightness_1 Ndjekja dhe shoqërimi i muezinit (duke përsëritur fjalët e tij)

Ai që dëgjon ezanin, është e pëlqyer që të përsëritë fjalët pas muezinit, përveçse: ȞAJ-JE ĂLEŠ-ŠALAH (Hajdeni në namaz) dhe ȞAJ-JE ĂLEL FELAȞ  (Hajdeni në shpëtim), pas secilës prej këtyre dy shprehjeve të thotë:

لا حول ولا قوة إلا بالله

“LA ȞAULE UE LA ǨU-UETE IL-LA BIL-LAH!

Nuk mund të ndryshojë asnjë gjendje dhe nuk ka asnjë fuqi për t’u bërë diçka, përveçse në sajë të (vullnetit dhe fuqisë së) Allahut!”

Bazohet në hadithin e Abdullah ibn Amër ibn El-A’sit (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!), se ai e ka dëgjuar Profetin (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) të thotë: “Kur ta dëgjoni muezinin, thoni siç thotë ai…” (Transmeton Muslimi nr. 384) Po kështu (bazohet) në hadithin e Umer bnu Khatabit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: ‘Nëse muezini thotë: ‘ALL-LLAHU EKBER, ALL-LLAHU EKBER / Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi’; dhe ndonjëri nga ju që është i pranishëm të thotë: ‘ALL-LLAHU EKBER, ALL-LLAHU EKBER / Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi’; pastaj kur muezini të thotë: ‘ESH-HEDU EN LA ILAHE IL ALL-LLAH / Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut’, (i pranishmi) të thotë: ‘ESH-HEDU EN LA  ILAHE  IL ALL-LLAH / Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut’; pastaj kur muezini thotë: ‘ESH-HEDU EN-NE MUȞAM-MEDEN RESULULL-LLAH / Dëshmoj se Muhamedi është i Dërguari i Allahut’, (i pranishmi) të thotë: ‘ESH-HEDU EN-NE MUȞAM-MEDEN RESULULL-LLAH / Dëshmoj se Muhamedi është i Dërguari i Allahut’; pastaj kur muezini të thotë: ‘ȞAJ-JE ĂLEŠ-ŠALAH / Hajdeni në namaz’, (i pranishmi) të thotë: ‘LA ȞAULE UE LA ǨU-UETE IL-LA BIL-LAH / Nuk mund të ndryshojë asnjë gjendje dhe nuk ka asnjë fuqi për t’u bërë diçka, përveçse në sajë të (vullnetit dhe fuqisë së) Allahut’; pastaj kur muezini të thotë: ‘ȞAJ-JE ĂLEL FELAȞ’, (i pranishmi) të thotë: ‘LA ȞAULE UE LA ǨU-UETE IL-LA BIL-LAH / Nuk mund të ndryshojë asnjë gjendje dhe nuk ka asnjë fuqi për t’u bërë diçka, përveçse në sajë të (vullnetit dhe fuqisë së) Allahut’; pastaj kur muezini të thotë: ‘ALL-LLAHU EKBER, ALL-LLAHU EKBER / Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi’, (i pranishmi) të thotë: ‘ALL-LLAHU EKBER, ALL-LLAHU EKBER / Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi’; pastaj kur muezini të thotë: ‘LA ILAHE IL ALL-LLAH / Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut’, (i pranishmi) të thotë: ‘LA ILAHE IL ALL-LLAH / Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut’; kush i thotë këto fjalë me gjithë  zemër (dhe vepron sipas tyre), hyn në Xhenet.” (Transmeton Muslimi  nr. (385)

Kur muezini thotë: “EŠ-ŠALATU KHAJRUM-MINEN-NEUM  (Namazi është më i mirë se gjumi”)  në ezanin e namazit të sabahut (agimit), ai që dëgjon muezinin të thotë gjithashtu: “EŠ-ŠALATU KHAJRUM-MINEN-NEUM (Namazi është më i mirë se gjumi).”