Ai që dëgjon ezanin, është e pëlqyer që të përsëritë fjalët pas muezinit, përveçse: ȞAJ-JE ĂLEŠ-ŠALAH (Hajdeni në namaz) dhe ȞAJ-JE ĂLEL FELAȞ (Hajdeni në shpëtim), pas secilës prej këtyre dy shprehjeve të thotë:
لا حول ولا قوة إلا بالله
“LA ȞAULE UE LA ǨU-UETE IL-LA BIL-LAH!
Nuk mund të ndryshojë asnjë gjendje dhe nuk ka asnjë fuqi për t’u bërë diçka, përveçse në sajë të (vullnetit dhe fuqisë së) Allahut!”
Bazohet në hadithin e Abdullah ibn Amër ibn El-A’sit (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!), se ai e ka dëgjuar Profetin (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) të thotë: “Kur ta dëgjoni muezinin, thoni siç thotë ai…” (Transmeton Muslimi nr. 384) Po kështu (bazohet) në hadithin e Umer bnu Khatabit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: ‘Nëse muezini thotë: ‘ALL-LLAHU EKBER, ALL-LLAHU EKBER / Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi’; dhe ndonjëri nga ju që është i pranishëm të thotë: ‘ALL-LLAHU EKBER, ALL-LLAHU EKBER / Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi’; pastaj kur muezini të thotë: ‘ESH-HEDU EN LA ILAHE IL ALL-LLAH / Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut’, (i pranishmi) të thotë: ‘ESH-HEDU EN LA ILAHE IL ALL-LLAH / Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut’; pastaj kur muezini thotë: ‘ESH-HEDU EN-NE MUȞAM-MEDEN RESULULL-LLAH / Dëshmoj se Muhamedi është i Dërguari i Allahut’, (i pranishmi) të thotë: ‘ESH-HEDU EN-NE MUȞAM-MEDEN RESULULL-LLAH / Dëshmoj se Muhamedi është i Dërguari i Allahut’; pastaj kur muezini të thotë: ‘ȞAJ-JE ĂLEŠ-ŠALAH / Hajdeni në namaz’, (i pranishmi) të thotë: ‘LA ȞAULE UE LA ǨU-UETE IL-LA BIL-LAH / Nuk mund të ndryshojë asnjë gjendje dhe nuk ka asnjë fuqi për t’u bërë diçka, përveçse në sajë të (vullnetit dhe fuqisë së) Allahut’; pastaj kur muezini të thotë: ‘ȞAJ-JE ĂLEL FELAȞ’, (i pranishmi) të thotë: ‘LA ȞAULE UE LA ǨU-UETE IL-LA BIL-LAH / Nuk mund të ndryshojë asnjë gjendje dhe nuk ka asnjë fuqi për t’u bërë diçka, përveçse në sajë të (vullnetit dhe fuqisë së) Allahut’; pastaj kur muezini të thotë: ‘ALL-LLAHU EKBER, ALL-LLAHU EKBER / Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi’, (i pranishmi) të thotë: ‘ALL-LLAHU EKBER, ALL-LLAHU EKBER / Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi’; pastaj kur muezini të thotë: ‘LA ILAHE IL ALL-LLAH / Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut’, (i pranishmi) të thotë: ‘LA ILAHE IL ALL-LLAH / Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut’; kush i thotë këto fjalë me gjithë zemër (dhe vepron sipas tyre), hyn në Xhenet.” (Transmeton Muslimi nr. (385)
Kur muezini thotë: “EŠ-ŠALATU KHAJRUM-MINEN-NEUM (Namazi është më i mirë se gjumi”) në ezanin e namazit të sabahut (agimit), ai që dëgjon muezinin të thotë gjithashtu: “EŠ-ŠALATU KHAJRUM-MINEN-NEUM (Namazi është më i mirë se gjumi).”
Pasi muezini të thotë herën e dytë (në fund të ezanit): “ESH-HEDU EN-NE MUȞAM-MEDEN RESULULL-LLAH / Dëshmoj se Muhamedi është i Dërguari i Allahut”, është sunet që të thuhet çfarë ka ardhur në hadithin e Sadit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Do t’i falen gjynahet kujtdo që e dëgjon muezinin dhe pastaj thotë:
أَشْهَدُ أَنْ لاَ إِلهَ إِلاَّ الله وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ، وَأَنَّ مُحَمَّداً عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ، رَضِيتُ بِالله رَبَّاً , وَبِمُحَمَّدٍ رَسُولاً , وَبِالإِسْلاَمِ دِيناً
ʻESH-HEDU EN LA ILAHE IL ALL-LLAHU UAȞDEKE LA SHERIKE LEHU UE EN-NE MUȞAM-MEDEN ĂBDUHU UE RESUULUH. RAĎIJTU BIL-LAHI RAB-BEN, UE BI MUȞAM-MEDIN RESULEN UE BIL ISLAMI DINEN.
Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, Ai është Një, i Vetëm e pa ortak dhe se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Allahut. Jam i kënaqur me Allahun për Zot, me Muhamedin për të Dërguar (të Zotit) dhe me Islamin për fe.’” (Transmeton Muslimi nr. 386)
Bazohet në hadithin e Abdullah ibn Amrit (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!), i cili ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: ‘Kur ta dëgjoni muezinin, thoni siç thotë ai dhe pastaj dërgoni salavate për mua (thoni: ALL-LLAHUM-ME ŠAL-LI ĂLA MUȞAM-MED / O Allah mëshiroje (lavdëroje) Muhamedin). Kush më dërgon një salavat, Allahu e begaton atë me dhjetë salavate. Pastaj lutjuni Allahut për mua të më japë EL-UESILE-n, e cila është një pozitë në Xhenet (më e larta dhe më e vyera), që s’i takon veçse një prej robërve të Allahut dhe shpresoj që ai të jem unë. Kush e kërkon për mua EL-UESILE-n, ai e meriton ndërmjetësimin (tim për të tek Allahu).” (Transmeton Muslimi nr. 384)
Formula më e mirë e salavatit është EŠ-ŠALATU EL-IBRAHIMIJE):
اللهم صلِّ على محمد وعلى آل محمد ,كما صليت على إبراهيم
“ALL-LLAHUM-ME ŠAL-LI ĂLA MUȞAM-MEDIN UE ĂLA EELI MUȞAM-MED, KEMA ŠAL-LEJTE ĂLA IBRAAHIME…
O Allah, mëshiroje (lavdëroje) Muhamedin dhe familjarët (besimtarët nga fiset Benu Hashim e Benu Muttalib dhe bashkëshortet) e Muhamedit, siç ke mëshiruar (lavdëruar) Ibrahimin…”
Bazohet në hadithin e Xhabirit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: ‘Ndërmjetësimin tim në Ditën e Gjykimit e meriton ai që, pasi dëgjon e ezanin, thotë:
اللَّهُمَّ رَبَّ هَذِهِ الدَّعْوَةِ التَّامَّةِ, وَالصَّلَاةِ الْقَائِمَةِ , آتِ مُحَمَّدًا الْوَسِيلَةَ وَالْفَضِيلَةَ , وَابْعَثْهُ مَقَامًا مَحْمُودًا الَّذِي وَعَدْتَهُ
‘ALL-LLAHUM-ME RAB-BE HADHIHID-DEĂUETIT-TAM-METI UEŠ-ŠALATIL ǨAIMETI, EETI MUȞAM-MEDENIL UESILETE UEL FAĎILETE UEBĂTH-HU MEǨAMEN MAȞMUDENIL-LEDHI UEĂDTEHU
O Allah, Zoti i kësaj thirrjeje të përkryere të pandryshueshme dhe i namazit që do të falet! Jepi Muhamedit Uesile-n (pozitën më të lartë në Xhenet) dhe Fadile-n (gradën e epërsisë ndaj të gjitha krijesave) dhe vendose atë në vendin e lavdishëm që ia ke premtuar (ndërmjetësimin e madh në Ditën e Gjykimit).” (Transmeton El-Bukhari nr. 614)
Bazohet në hadithin e Abdullah ibn Amrit (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!), i cili ka thënë: “Një burrë tha: ‘O i Dërguar i Allahut, vërtet, muezinët po na e kalojnë në mirësi.’ I Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) tha: ‘Thuaj siç thonë ata. Pastaj, kur të mbarosh, lutu se do të jepet ajo çfarë dëshiron (do të marrësh përgjigje për lutjen tënde).’” (Transmeton Ebu Daudi nr. 524; Ibn Haxher në librin “Netaixhu el-efkeri” vëll. 1, fq. 367 dhe Albani në “Sahihu el-kelam et-tajib”fq. 73, kanë thënë se transmetimi është hasen / i mirë (i besueshëm.)
Po kështu, bazohet në hadithin e Enesit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), që thotëse Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Lutja ndërmjet ezanit dhe ikametit nuk kthehet mbrapsht (kjo lutje pranohet).” (Transmeton En-Nesai nr. 9895); Ibn Khuzejme vëll. 1, fq. 221, 425, thotë se transmetimi është sahih / i vërtetë.)