brightness_1
Vonimi i namazit te drekës derisa të bjere vapa është prej synetit
Argumet për këtë është:
Hadithi i Ebu Hurejrës (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili rrëfen se i Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Nëse vapa bëhet e fortë, vonojeni namazin sa të freskohet moti, pasi vapa e madhe është prej gëlimit të Xhehenemit.” Gëlimi i Xhehenemit është: vlimi i tij, krahas shpërndarjen së flakës përvëluese së zjarrit të tij. (Transmeton Bukhariu nr. 533, 534 dhe Muslimi nr. 615
Dijetari ynë Ibn Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Nëse dielli në ditët e verës e arrin zenitin në orën dymbëdhjetë dhe se ikindia (pasditja) është afërsisht në orën katër e gjysmë, vonimi sa të freskohet moti është afërsisht në orën katër.” (Shih: “El-Mumtia” vëll. 2, fq. 104)
Mendimi i saktë është se vonimi (i drekës) sa të freskohet moti, është i përgjithshëm, si për atë që falet pas imamit, ashtu edhe për atë që falet vetëm. Ky është edhe mendimi i zgjedhur i dijetarit tonë Ibn Uthejminit (Allahu e mëshiroftë!). Prandaj, këtu hyjnë edhe gratë, pra për to është sunet që kur të bëjë vapë e madhe, ta vonojnë drekën derisa të freskohet, bazuar në kuptimin e përgjithshëm të hadithit të Ebu Hurejrës (Allahu qoftë i kënaqur me të!).