Sunet para dhe pas (namazit të obliguar të) drekës
Më parë, kur folëm për sunetet sistematike, thamë se para dreke ligjërohet të falen katër rekate dhe pas saj dy rekate. Argument për këtë është hadithi i Aishes, Umu Habibes dhe Ibn Umerit (Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata!).
Prej sunetit është zgjatja e rekatit të parë të namazit të drekës
Bazohet në hadithin e Ebu Said el-Khudriut (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ka thënë: “Ndërkohë që thirrej ikameti për fillimin e namazit të drekës, dikush kishte mundësi të shkonte në Bakia (vend pranë Xhamisë së Profetit) dhe të kryente nevojat personale, pastaj të merrte abdes dhe të kthehej, ndërkaq i Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ishte (ende) në rekatin e parë, ngase e zgjaste atë.” (Transmeton Muslim nr. 454)
Bazuar në këtë, për imamin është e pëlqyer që ta zgjasë rekatin e parë të namazit të drekës. Gjithashtu është e pëlqyer që të veprojnë kështu gratë dhe ata që e falin drekën individualisht (të vetmuar). Ky sunet është harruar, njerëzit e kanë nënvlerësuar. E lusim Allahun e Lartësuar të na bëjë zbatues të përpiktë të sunetit (Traditës Profetike).
Vonimi i namazit te drekës derisa të bjere vapa është prej synetit
Argumet për këtë është:
Hadithi i Ebu Hurejrës (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili rrëfen se i Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Nëse vapa bëhet e fortë, vonojeni namazin sa të freskohet moti, pasi vapa e madhe është prej gëlimit të Xhehenemit.” Gëlimi i Xhehenemit është: vlimi i tij, krahas shpërndarjen së flakës përvëluese së zjarrit të tij. (Transmeton Bukhariu nr. 533, 534 dhe Muslimi nr. 615
Dijetari ynë Ibn Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Nëse dielli në ditët e verës e arrin zenitin në orën dymbëdhjetë dhe se ikindia (pasditja) është afërsisht në orën katër e gjysmë, vonimi sa të freskohet moti është afërsisht në orën katër.” (Shih: “El-Mumtia” vëll. 2, fq. 104)
Mendimi i saktë është se vonimi (i drekës) sa të freskohet moti, është i përgjithshëm, si për atë që falet pas imamit, ashtu edhe për atë që falet vetëm. Ky është edhe mendimi i zgjedhur i dijetarit tonë Ibn Uthejminit (Allahu e mëshiroftë!). Prandaj, këtu hyjnë edhe gratë, pra për to është sunet që kur të bëjë vapë e madhe, ta vonojnë drekën derisa të freskohet, bazuar në kuptimin e përgjithshëm të hadithit të Ebu Hurejrës (Allahu qoftë i kënaqur me të!).
Telefono
Me ne
Jemi të lumtur që marrim thirrjet dhe pyetjet tuaja në çdo kohë