Për teshtitësin është sunet të thotë: “EL-ȞAMDU LIL-LAH / Falënderimi absolut i takon Allahut”
Bazohet në hadithin në të cilin Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) thotë: “Nëse ndonjëri prej jush teshtin, le të thotë: ‘EL-ȞAMDU LIL-LAH / Falënderimi absolut i takon Allahut.’ Ndërsa vëllai ose shoku i pranishëm le t’i thotë: ‘JERȞAMUKELL-LLAH / Allahu të mëshiroftë!’ Nëse i pranishmi pra, i thotë: ‘JERȞAMUKELL-LLAH’, atëhere teshtitësile t’ia kthejë me lutjen: ‘JEHDIKUMULL-LLAHU UE JUŠLIȞ BALEKUM / Allahu ju udhëzoftë dhe ju përmirësoftë gjendjen!’” (Transmeton Bukhariu nr. 6224)
Prej sunetit është të veprojë në mënyrë të larmishme. Krahas lutjes së mësipërme, herë-herë mund të lutet edhe duke thënë kështu: “‘EL-ȞAMDU LIL-LAHĂLA KUL-LI ȞAL / Falënderimi absolut i takon Allahut për çdo gjendje.’ (Transmeton Ebu Daudi nr. 5031; Ibn El-Kajimi (Allahu e mëshiroftë!), në “Zadu el-mead” vëll.2, fq. 436, në lidhje me këtë hadith thotë: “Zinxhiri i transmetimit të tij është sahih / i vërtetë.”)
I pranishmi i lutet Allahut që ta mëshirojë atë që teshtin, duke thënë: “JERȞAMUKELL-LLAH / Allahu të mëshiroftë!”; ndërkaq, është sunet që teshtitësi t’i përgjigjet, duke thënë: “JEHDIKUMULL-LLAHU UE JUŠLIȞ BALEKUM / Allahu ju udhëzoftë dhe jupërmirësoftë gjendjen!” Për këtë tregon hadithi i mëparshëm i Ebu Hurejrës (Allahu qoftë i kënaqur me të!).
Nëse teshtitësi nuk e falënderon Allahun, është prej sunetit që i pranishmi të mos lutet për të (të mos thotë: “JERȞAMUKELL-LLAH / Allahu të mëshiroftë!”)
Nëse teshtitësi nuk e falënderon Allahun e Lartësuar, nuk është prej sunetit të bëhet lutje për të. Përkundrazi, prej sunetit (në këtë rast) është të mos lutet për të. Kjo bazohet në hadithin e Enesit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ka thënë: “Dy burra teshtinë, teksa gjendeshen tek Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) , i cili për njërin prej tyre u lut, ndërsa për tjetrin jo. Ai burri (për të cilin nuk u lut) tha: ʻO i Dërguar i Allahut, për këtë u lute, ndërsa për mua jo.’ Ai (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) tha: ʻNë të vërtetë, ky (pasi teshtiu) e falënderoi Allahun, kurse ti nuk e falënderove.’” (Transmeton Bukhariu nr. 6225)
Ajo që u përmend më sipër ka të bëjë me veprimin praktik të Profetit (Paqja e Allahut qoftë mbi të!), ndërsa nga thëniet e tij (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) është që ka ardhur në “Sahih Muslim” nga transmetimi i Ebu Musës (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ka thënë: “Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) të thotë: ʻNëse ndonjëri prej jush teshtin dhe thotë: ‘EL-ȞAMDU LIL-LAH / Falënderimi absolut i takon Allahut.’, lutuni për të, duke i kërkuar Allahut që ta mëshirojë(thuajini: “JERȞAMUKELL-LLAH / Allahu të mëshiroftë!”) Ndërsa po qe se ai nuk e falënderon Allahun, mos u lutni për të.’” (Transmeton Muslimi nr. 2992)
Ndërsa kur kemi për qëllim formimin e shprehive te një njeri që duam ta edukojmë, si në rastin kur babai synon të edukojë fëmijën e vet, mësuesi nxënësin e tij dhe të tjera raste të ngjashme me këto, që i përkasin sferës së edukimit; në të tilla raste, edukori i thotë: “Thuaj: ‘EL-ȞAMDU LIL-LAH / Falënderimi absolut i takon Allahut.” Vepron kështu që ta edukojë fëmijën, nxënësin etj. me këtë sunet, të cilin ndoshta nuk e njohin.
Kur teshtin deri në tre herë, i thuhet: “JERȞAMUKELL-LLAH / Allahu të mëshiroftë!” Personit që e ka zënë gripi, kur theshtin më shumë se tre herë, pas të tretës nuk i thuhet: “JERȞAMUKELL-LLAH / Allahu të mëshiroftë!”
Për këtë tregon hadithi që ka publikuar Ebu Daudi në “Es-Sunen” prej Ebu Hurejrës (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ka thënë (ka dy transmetime: në një hadith transmetohet se fjalët e mëposhtme i ka thënë Ebu Hurejra dhe në tjetrin Ebu Hurejra ia atribuon këto fjalë Profetit - Paqja e Allahut qoftë mbi të!): “Lutu për vëllanë tënd (musliman) deri në tre herë (thuaj deri tre herë:“JERȞAMUKELL-LLAH / Allahu të mëshiroftë! ” (kur ai teshin dhe falënderon Allahun). Kur teshtin më shumë se kaq (se tre herë), kjo është shenjë e gripit (të lutesh që Allahu ta shërojë).” (Transmeton Ebu Daudi nr. 5034; Albani, në “Sahihu Ebi Daud” vëll. 4, fq. 308, ka thënë: “Hadithi është hasen meukufun / nuk arrin te Profeti - Paqja e Allahut qoftë mbi të!, por tek shoku i tij dhe merfuan / e ka thënë Profeti - Paqja e Allahut qoftë mbi të!)
Këtë e mbështet Muslimi në (publikimin e tij)“Sahihu Muslim”, ku sjell hadithin e Seleme ibn el-Ekua (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili tregon se e ka dëgjuar Profetin (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) , që një personi që ka teshtirë pranë tij (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) , i ka thënë: ‘JERȞAMUKELL-LLAH / Allahu të mëshiroftë!’ Pastaj (po ky person) ka teshtirë edhe një herë tjetër. Atëhere, i Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) tha: ʻKy burri është me grip.’” (Transmeton Muslimi nr. 2993)
Nga argumentet e mësipërme arrihet në përfundimin se për personin që teshtin nuk bëhet lutje për mëshirë (nuk i thuhet: “JERȞAMUKELL-LLAH / Allahu të mëshiroftë!”, në dy raste:
1. Kur ai nuk e falënderon Allahun e Lartësuar.
2. Nëse teshtin më shumë se tre here, sepse ky person është me grip.
Telefono
Me ne
Jemi të lumtur që marrim thirrjet dhe pyetjet tuaja në çdo kohë