1 Herë
I kërkon falje Allahut të Lartësuar tre herë (duke thënë: “ESTEGFIRULL-LLAH!
I kërkoj falje Allahut!”) dhe pastaj thotë:
اللَّهُمَّ أَنْتَ السَّلاَمُ وَمِنْكَ السَّلاَمُ , تَبَارَكْتَ ذَا الْجَلاَلِ وَالإِكْرَامِ
“ALL-LLAHUM-ME ENTES-SELAMU UE MINKES-SELAMU, TEBAREKTE DHEL XHELALI UEL IKRAM!
O Allah, Ti je i Paqedhënësi dhe prej Teje pres paqen! Ti je përgjithmonë i Begatshëm, o Zotërues i madhështisë dhe i nderimit!” (Transmeton Muslimi nr. 591; nga hadithi i Theubanit - Allahu qoftë i kënaqur me të!)
1 Herë
لاَ إِلهَ إِلاَّ اللّهُ وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ , لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ, لاَ حَوْلَ وَلاَ قُوَّةَ إِلاَّ بِاللّهِ, لاَ إِلهَ إِلاَّ اللّهُ, وَلاَ نَعْبُدُ إِلاَّ إِيَّاهُ, لَهُ النِّعْمَةُ وَلَهُ الْفَضْلُ , وَلَهُ الثَّنَاءُ الْحَسَنُ , لاَ إِلهَ إِلاَّ اللّهُ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ , وَلَوْ كَرِهَ الْكَافِرُونَ
“LA ILAHE IL-L ALL-LLAHU UAȞDEHU LA SHERIKE LEHU, LEHUL-MULKU UE LEHUL ȞAMDU, UE HUE ĂLA KUL-LI SHEJ-IN ǨADIR, LA ȞAULE UE LA ǨU-UETE IL-LA BIL-LAHI, LA ILAHE IL-L ALL-LLAHU UE LA NEĂBUDU IL-LA IJ-JAHU, LEHUN-NEĂMETU UE LEHUL FAĎLU UE LEHUTH-THENAUL ȞASEN, LA ILAHE IL-L ALL-LLAHU MUKHLIŠINE LEHUD-DINE UE LEU KERIHEL KAFIRUN!
S’ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Allahut, Një dhe i Pashoq; Atij i takon sundimi dhe lavdia, dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë! S’mund të bëhet asnjë lëvizje dhe nuk ka fuqi përasgjë veçse me ndihmën e Allahut! S’ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Allahut dhe nuk adhurojmë asnjë tjetër veç Tij! Dhuntitë dhe mirësitë janë prej Tij, dhe vetëm Atij i takon lavdi më i bukur! S’ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Allahut! Adhurimin e kryejmë me sinqeritet vetëm për Të, edhe pse këtë e urrejnë jobesimtarët!”(Transmeton Muslimi nr. 596)
1 Herë
لاَ إِلهَ إِلاَّ اللّهُ وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ , لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ , اللَّهُمَّ لاَ مَانِعَ لِمَا أَعْطَيْتَ, وَلاَ مُعْطِيَ لِمَا مَنَعْتَ , وَلاَ يَنْفَعُ ذَا الْجَدِّ مِنْكَ الْجَدُّ
“LA ILAHE IL-L ALL-LLAHU UAȞDEHU LA SHERIKE LEHU, LEHUL-MULKU UE LEHUL ȞAMDU, UE HUE ĂLA KUL-LI SHEJ-IN ǨADIR. ALL-LLAHUM-ME LA MANIŬN LIMA EĂŤAJTE, UE LA MUĂŤIJE LIMA MENEĂTE, UE LA JENFEŬ DHEL XHED-DI MINKEL XHED-D!
S’ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Allahut, Një dhe i Pashoq! Atij i takon sundimi dhe lavdia, dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë! O Allah! Nuk mund ta ndalojë askush atë që e ke dhënë Ti, dhe s’kakush të japë atë që Ti e ke ndaluar! Të pasurit apo njeriut me pozitë nuk mund t’i bëjë dobi tek Ty pasuria apo pozita e tij, por i bën dobi vetëm puna e mirë!” (Transmeton El-Bukhari 844 dhe Muslimi 593)
100 Herë
E para: “SUBȞAN-ALL-LLAH / I Lavdishëm (e i patëmetë) është Allahu!”, 33 herë; “ELȞAMDU LIL-LAH / Falënderimi absolut i takon Allahut!”, 33 herë; “ALL-LLAHU EKBER / Allahu është më i Madhi!”, 33 herë;, duke e plotësuar njëqindëshen me thënien:
لاَ إِلهَ إِلاَّ اللّهُ وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ , لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ
“LA ILAHE IL-L ALL-LLAHU UAȞDEHU LA SHERIKE LEHU, LEHUL MULKU UE LEHUL ȞAMDU UE HUE ĂLA KUL-LI SHEJ-IN ǨADIR!
Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, i Cili është i Vetëm dhe i Pashoq! Atij i takojnë pushteti dhe lavdërimi, dhe Ai është i Fuqishëm për çdo gjë!”
Kjo bazohet në hadithin e Ebu Hurejrës (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: ‘Në fund të çdo namazi (pas çdo namazi të obliguar),kush i bën lavd Allahut 33 herë, e falënderon Allahun 33 herë dhe e madhëron Allahun 33 herë, duke thënë në plotësim të qindëshes:
لاَ إِلهَ إِلاَّ اللّهُ وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ , لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ
‘LA ILAHE IL-L ALL-LLAHU UAȞDEHU LA SHERIKE LEHU, LEHUL MULKU UE LEHUL ȞAMDU UE HUE ĂLA KUL-LI SHEJ-IN ǨADIR!
Nuk ka të adhuruar të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, i Cili është i Vetëm dhe i Pashoq. Atij i takojnë pushteti dhe lavdërimi, dhe Ai është i Fuqishëm për çdo gjë!’; (këtij) i falen gjynahet, edhe në qofshin sa shkuma e detit.” (Transmeton Muslimi nr. 597)
100 Herë
E dyta:“SUBȞAN-ALL-LLAH”33 herë; “ELȞAMDU LIL-LAH” 33 herë; “ALL-LLAHU EKBER”34 herë. Kjo bazohet në hadithin e Keab ibn Uxhra (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: ‘Nuk zhgënjehet dhe nuk dëshpërohet kurrë ai që në fund të çdo namazi (të obliguar) thotë ose bën:
33 tesbihe (SUBȞAN-ALL-LLAH), 33 tehmide (ELȞAMDU LIL-LAH)dhe 34 tekbire (ALL-LLAHU EKBER).” (Transmeton Muslimi nr. 596)
100 Herë
E treta: “SUBȞAN-ALL-LLAH” 25 herë; “ELȞAMDU LIL-LAH” 25 herë; “ALL-LLAHU EKBER” 25 herë dhe “LA ILAHE IL-LALL-LLAH” 25 herë.
Kjo formë ka ardhur tek Tirmidhiu, nga hadithi i transmetuar prej Abdullah ibn Zejdit (Allahu qoftë i kënaqur me të!). (Transmeton Tirmidhiu nr. 3413; Albani, në shqyrtimin “Mishkatu el-masabih”vëll. 1, fq. 307, ka thënë se ky transmetim është sahih / i vërtetë.)
1 Herë
E katërta: “SUBȞAN-ALL-LLAH”10 herë; “ELȞAMDU LIL-LAH” 10 herë; “ALL-LLAHU EKBER”10 herë.
Kjo formë ka ardhur tek Tirmidhi, nga hadithi i transmetuar prej Abdullah ibn Amrit (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!). (Transmeton Tirmidhiu nr. 3410; Albani, në shqyrtimin “Mishkatu el-masabih” vëll. 2, fq. 743, ka thënë se ky transmetim është sahih / i vërtetë.)
Më parë është përmendur edhe rregulli për adhurimet e transmetuara në shumë forma, ku u theksua se ato bëhen herë në një formë dhe herë në një tjetër.
Prej sunetit është që tesbihet të bëhen me gishta, bazuar në transmetimet e ardhura nga Ahmedi dhe Et-Tirmidhi, se Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Bëni tesbih (dhikër) dhe e numëroni atë me gishta, pasi, në të vërtetë, ato do të pyeten dhe do t’u mundësohet të flasin (në Ditën e Gjykimit).” (Transmeton Ahmedi nr. 27089 dhe Tirmidhi nr. 3486; Albani, në “Sahihu el-xhamiu” vëll. 2, fq. 753, ka thënë se ky transmetim është hasen / i mirë -i besueshëm.)
1 Herë
Bazuar në hadithin e Ebu Umames (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: ‘Atë që e lexon Ajetin Kursi në fund të çdo namazi të obliguar (pas tij), nuk e pengon nga hyrja në Xhenet vetëm se vdekja.” (Transmeton En-Nesai në “Es-Sunenu el-kubra” nr. 9928; hadithin e kanë konsideruar sahih / të vërtetë El-Mundhiri në librin e tij “Et-Tergibu ue et-terhibu” nr. 2373, Ibn Abdulhadi në librin “El-Muharar” vëll. 1, fq. 198 dhe Ibn Kajimi në librin “Zadu el-meadi” vëll. 1, fq. 303.)
1 Herë
Bazuar në hadithin e Ukbe ibn Amirit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) më ka urdhëruar të lexoj“El-Muauedhat” (“ǨUL EŬDHU BI RAB-BIL FELEǨ” dhe “ǨUL EŬDHU BI RAB-BIN-NAS”) në fund të çdo namazi (pas çdo namazi të obliguar).” (Transmeton Ebu Daudi nr. 1525; Albani ka thënë: “Zinxhiri i transmetimit të hadithit është sahih / i vërtetë”. Po kështu, Ibn Khuzejme dhe Ibn Hibani kanë thënë se ky transmetim është sahih / i vërtetë, në “Sahihu Ebi Daud” vëll. 5, fq. 254.)