Ky sunet gjen zbatim para se të fillohet abdesi, ose para shpërlarjes së gojës, që përbën situatën e dytë ku pëlqehet përdorimi i misvakut; teksa më sipër u cek situata e parë (ajo para fillimit të abdesit). Kësisoj, është e pëlqyeshme që personi i cili synon të marrë abdes të përdorë misvakun, bazuar në hadithin e Ebu Hurejrës (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se, i Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Nëse nuk do (druhesha se do) ta rëndoja ymetin tim (muslimanët), do t’i urdhëroja që të përdornin misvakun sa herë që marrin abdes.” (Transmeton Ahmedi nr. 9928; Ibn Khuzejme vëll. 1, f q.73, 140, i cili ka thënë se transmetimi është sahih i vërtetë; El-Hakimu vëll. 1, fq. 245 dhe El-Bukhari, si transmetim mualak i pezullt (në fillimin e zinxhirit të transmetimit, nga ana e publikuesit, figurojnë të hequr një ose më shumë transmetues), ka ardhur në formë pohuese, në kapitullin: “Misvaku i njomë dhe ai i thatë për agjëruesin”.
Po kështu bazohet në hadithin e Aishes (Paqja e Allahut qoftë mbi të!), e cila ka thënë: “Neve ia përgatisnim atij misvakun dhe sendet e pastrimit. Aq kohë sa deshte Allahu të rrinte zgjuar gjatë natës dhe ai (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) përdorte misvakun, merrte abdes dhe falej…” (Transmeton Muslimi nr. 746)
Bazuar në hadithin e Ebu Hurejrës (Allahu qoftë i kënaqur me të!), që tregon se Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Nuk ka abdes për atë që nuk e përmend emrin e Allahut (nuk thotë: ‘BISMIL-LAH / Me emrin e Allahut!’, kur merr abdes).” (Transmeton Ahmedi nr. 11371, Ebu Daudi nr. 101 dhe Ibn Maxhe nr. 397)
Bazuar në hadithin e Osmanit (Uthmanit, Allahu qoftë i kënaqur me të!) lidhur me karakteristikën e abdesit të Profetit (Paqja e Allahut qoftë mbi të!), ku vjen: “(Osmani) Kërkoi t’i sillnin enën për abdes dhe mori abdes, duke larë pëllëmbët tre herë…”,- pastaj tha: “E kam parë Profetin (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) të merrte abdes kështu siç mora unë.” (Transmeton El-Bukhari nr. 164 dhe Muslimi nr. 226)
Bazuar në hadithin e Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e cila ka thënë: “Profetit (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) i pëlqente ta niste nga e djathta kur vishte këpucët, kur rregullonte e krihte flokët, kur pastrohej (merrte abdes) dhe në çdo punë që bënte.” (Transmeton El-Bukhari nr. 168 dhe Muslimi nr. 268)
Bazuar në hadithin e Uthmanit, (Allahu qoftë i kënaqur me të!), lidhur me karakteristikën e abdesit të Profetit (Paqja e Allahut qoftë mbi të!), ku vjen: “…shpërlau gojën dhe grykën, e shfryu ujin nga hundët dhe pastaj e lau fytyrën e tij tre herë…” (Transmeton El-Bukhari nr. 199 dhe Muslimi nr. 226) Lejohet që shpërlarja e gojës dhe e grykës dhe shfryrja e ujit nga hunda, të vonohen pas larjes së fytyrës.
Bazuar në hadithin e Lakit ibn Sabira (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) i tha atij: “Merre abdesin në mënyrën më të mirë (duke e shplarë mirë gojën dhe e thithur ujin në hundë). Laji gishtat duke i ndërfutur mes tyre dhe thithe thellë ujin me hundë, përveç rastit kur je agjërues.” (Transmeton Ahmedi nr. 17846, Ebu Daudi nr. 142; Ibn Haxheri, në El-Isabe 9/ 15) ka thënë: “Ky hadith është sahih / i vërtetë dhe shpërlarja e skajshme e gojës është marrë nga thënia profetike: ‘Merre abdesin në mënyrën më të mirë (duke e shplarë mirë gojën dhe e thithur ujin në hundë).’”
Bazuar në hadithin e Abdullah ibn Zejdit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), lidhur me karakteristikën e abdesit të Profetit (Paqja e Allahut qoftë mbi të!), ku thotë: “… e futi dorën (në ujë) dhe e nxorri, shpërlau gojën e fytin dhe thithi ujë me hundë nga po ai grusht (ujë); këtë e bëri tre herë…” (Transmeton El-Bukhari nr. 192 dhe Muslimi nr. 235)
Sipas traditës profetike veprohet kështu: e fillon fshirjen e kokës (me duar të lagura) duke i vendosur dy duart në pjesën e përparme të kokës; e vazhdon (fshirjen) deri në të kokës dhe më pas i kthen në vendin fillestar. Edhe gruaja e vepron këtë sunet në të njëjtën mënyrë, por nuk i fshin flokët gjatësia e të cilave e kalon qafën.
Argument për këtë është:
Hadithi i Abdullah ibn Zejdit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) lidhur me karakteristikën e abdesit të Profetit (Paqja e Allahut qoftë mbi të!), ku vjen: “E filloi (fshirjen e flokëve me duar të lagura) me pjesën e përparme të kokës (zonën sipër ballit ku dalin normalisht flokët), pastaj vazhdoi (fshirjen)deri tek qafa (fundi i kokës dhe fillimi i qafës) dhe pastaj i ktheu (duart, duke fshirë) në vendin fillestar, aty ku e filloi (fshirjen).” (Transmeton El-Bukhari nr. 185 dhe Muslimi nr. 235)
Larja e parë është vaxhib (e detyrueshme), ndërsa e dyta dhe e treta janë sunet (të pëlqyeshme). Po kështu, nuk bën të shtohet mbi tre larje.
Argumenti për këtë është:
Tek Bukhariu (Allahu e mëshiroftë!), hadithi i konfirmuar i ibn Abasit (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!): “Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) mori abdes duke i larë vetëm një herë gjymtyrët.” (Transmeton El-Bukhari nr. 157) Po tek Bukhariu konfirmohet thënia e Abdullah ibn Zejdit (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) mori abdes duke i larë dy herë gjymtyrët.” (Transmeton Bukhariu nr. 158) Po kështu, në Es-Sahihani (Sahih Bukhari dhe Sahih Muslim) konfirmohet hadithi i Uthmanit, (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) mori abdes duke i larë tre herë gjymtyrët.” (Transmeton Bukhariu nr. 159) Për këtë, më e mira është larmishmëria, në kuptimin që: disa herë të merret abdes duke i larë gjymtyrët vetëm një herë, herë-herë të bëhet me dy (larje) dhe herë-herë me tre (larje). Dhe ndonjëherë kur merr abdes të realizoje tre format e lartpërmendura, duke i kombinuar, p.sh.: të lajë fytyrën tre herë, duart dy herë dhe këmbët një herë, siç vjen në Es-Sahihani (Bukhariu dhe Muslimi) nga thënia e Abdullah ibn Zejdit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), në një tjetër transmetim. (Shih: “Zadu El-Mead” vëll. 1, fq. 192) Por në të shumtën e rasteve duhet të bëjë më të mirën, që është: larja tre herë e gjymtyrëve. Kjo është prej udhëzimit të Profetit (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) .
(Bazohet në hadithin e ardhur) nga Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Kushdo nga ju që merr abdes ashtu siç duhet dhe pastaj të thotë:
أَشْهَدُ أَنَّ لاَ إِلهَ أَلاَّ اللّهُ , وَأَنَّ مُحمَّداً عَبْدُ اللّهِ وَرَسُولُهُ
ESH-HEDU EN LA ILAHE IL ALLAH UE EN-NE MUȞAM-MEDEN ǍBDULL-LLAHI UE RESULUH.
Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është robi i Allahut dhe i Dërguari i Tij’, atij do t’i hapen të tetë dyert e Xhenetit, të futet nga cilado prej tyre.” (Transmeton Muslimi nr. 234)
Ose bazohet në hadithin e ardhur nga Ebu Saidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), që tregon se Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Kush merr abdes dhe kur e përfundon atë thotë:
سُبْحَانَكَ اللَّهُمَّ وَبِحَمْدِكَ, أَشْهَدُ أَنْ لا إِلَهَ إلاَّ أَنْتَ, أَسْتَغْفِرُكَ وأَتُوبُ إلَيْكَ
SUBȞANEKE ALLAHUM-ME UE BIȞAMDIKE, ESH-HEDU EN LA ILAHE ILA ENTE, ESTEGFIRUKE UE ETUBU ILEJKE.
Lavdiplotë (e i patëmetë) je o Allah dhe falënderimi absolut të takon vetëm Ty, dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Teje, të kërkoj falje dhe ta shpreh Ty pendimin tim’; (këtë) Allahu e vulos me një vulë, pastaj ngrihet në qiell derisa arrin poshtë Arshit dhe qëndron në atë gjendje deri në Ditën e Gjykimit.” (Transmeton En-Nesai në “Amelu el-jeumi ue el-lejli”fq. 147 dhe El-Hakim 1/ 752) Ibn Haxheri (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë se ky transmetim është sahih / i vërtetë. (Shih: “Netaixhu el-Efkeri 1/ 246) Ai ka sqaruar se hadithi i transmetuar në mos qoftë merfuan(çfarë i atribuohet Profetit - Paqja qoftë mbi të! - prej fjalëve, veprave ose miratimeve), është meukufun (nuk i atribuohet Profetit, por ndonjërit prej sahabëve); kështu që nuk ka asnjë problem për të. Arsyeja është se realisht këto fjalë janë thënë nga vetë Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!), pasi i përkasin sferës së shpalljes hyjnore, ku askujt (as sahabiut / shokut të Profetit) nuk i lejohet të shprehë ndonjë mendim.