1 Herë
Është e pëlqyeshme që Ajeti Kursi të lexohet pak (kohë) para gjumit. Kush vepron kështu, do të jetë i mbrojtur prej shejtanit derisa të gdhihet.
Argument për këtë këtë është historia e Ebu Hurejrës (Allahu qoftë i kënaqur me të!) me atë që vidhte në depon ku ruhej zekati. Në hadith transmetohet se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) më tha: ‘Çfarë bëri ai që arrestove mbrëmë?’ Unë i thashë: ‘O i Dërguar i Allahut, ai më premtoi se do më mësonte disa fjalë me të cilat Allahu do të më bëjë dobi, prandaj e lashë të lirë.’ Ai (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) tha: ‘Cilat janë ato?’ Unë i thashë: ‘Më tha që kur të biesh në shtratin për të fjetur, lexo Ajetin Kursi nga fillimi deri në fund
{اللَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا هُوَ الْحَيُّ الْقَيُّومُ}
{ALL-LLAHU LAA ILAHE IL-LA HUEL ȞAJ-JUL ǨAJ-JUM} dhe pastaj shtoi: ‘Në këtë mënyrë, Allahu të mbron nga shejtani dhe ai nuk të afrohet derisa të gdhihesh,’ - ata (sahabët - shokët e Profetit) ishin njerëzit më të kujdesshëm ndaj Traditës Profetike, duke u përpjekur të mësonin çdo gjë të mirë. Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) tha: ‘Faktikisht, ai të ka thënë të vërtetën, ndonëse është gënjeshtar i madh. A e di me cilin ke folur tre netët e kaluara, o Ebu Hurejra?’ Ai tha: ‘Jo.’ Profeti tha: ‘Ai ishte një shejtan.’” (El-Bukhari nr. 2311, i cili e ka transmetuar mualak - i varur në fillimin e zinxhirit të transmetimit, nga ana e publikuesit, në kuptimin që janë të hequr një ose më shumë transmetues. Ndërsa En-Nesai e ka transmetuar me zinxhir të plotë (transmetimi) në librin “Es-Sunenu el-kubra” 10795.)
1 Herë
Bazohet në hadithin e Ebu Mesudit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: ‘Këto dy ajete, do të jenë të mjaftueshme për këdo që i lexon gjatë natës.” (Bukhariu nr. 4008 dhe Muslimi nr. 807) Dy ajetet e fundit të sures El-Bekare nuk janë prej dhikrit që bëhen enkas për gjumin, por i përkasin dhikrit të mbrëmjes. Prandaj, kush nuk i lexon ato në mbrëmje dhe kujtohet kur bie për të fjetur, atëherë, le t’i lexojë ato.
Në lidhje me kuptimin e fjalës “të mjaftueshme” ka disa mendime:
Është thënë: “I mjaftojnë për namazin e natës”. Gjithashtu është thënë: “I mjaftojnë (për t’u mbrojtur) prej shejtanit”.
Po kështu është thënë: “I mjaftojnë (për t’u mbrojtur) prej sëmundjeve”.
Gjithsesi, të gjitha këto mendime janë të mundshme, siç ka thënë En-Neueui (Allahu e mëshiroftë!). (Shih: “Sherhu En-Neueui li Muslim”, hadithi nr. 808, kapitulli “Fadlu El-Fatiha ue khauatimu sureti el-Bekare…”.
3 Herë
Leximi i sures El-Ikhlas, El-Felek dhe En-Nas. Bashkohen pëllëmbët, pastaj fryhet në to (duke e shoqëruar frymën me fare pak pështymë), lexohen tre suret e lartpërmendura dhe pas leximit fshihet trupi (sa të jetë e mundur, duke filluar prej kokës, fytyrës dhe pjesës së përparme të trupit). Vepron kështu tre herë.
Argument për këtë është:
Hadithi i Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Ai (Paqja e Allahut qoftë mbi të!), çdo natë, kur shtrihej në shtrat për të fjetur, i bashkonte pëllëmbët e pastaj frynte në to (duke e shoqëruar frymën me fare pak pështymë) dhe lexonte: “ǨUL HU ALL-LLAHU EȞAD”, “ǨUL EŬDHU BI RAB-BIL FELEǨ”dhe “ǨUL EŬDHU BI RAB-BIN-NAS”. Pas leximit e fshinte trupin sa kishte mundësi, duke filluar prej kokës, fytyrës dhe pjesës së përparme të trupit. Vepronte kështu tre herë.” (Transmeton Bukhariu nr. 5017)
Prej hadithit përfitohen këto udhëzime profetike: Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) e praktikonte këtë sunet çdo natë, bazuar në fjalën e Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!) “çdo natë”. Po kështu, kushdo që dëshiron ta zbatojë këtë sunet, i bashkon pëllëmbët, pastaj fryn në to dhe lexon suret:“El-Ikhlas”, El-Felek dhe En-Nas, pastaj fshin sa të mundet trupin e tij, duke filluar nga koka dhe fytyra. Këtë e bën tre herë.
1 Herë
Bazuar në hadithin e Uruetu nbn Neufelit, të cilin e transmeton nga babai i tij (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) që rrëfen se Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) i ka thënë Neufelit: “Lexo: “ǨUL JA EJ-JUHEL KAFIRUN”. Pas leximit të saj, fli. Sepse, përmes saj distancohesh nga idhujtaria.”(Transmeton Ahmedi nr. 21934, Ebu Daudi nr. 5055 dhe Et-Termidhi nr. 3403; Albani (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë se hadithi është hasen / i mirë - i besueshëm.)
1 Herë
اللَّهُمَّ خَلَقْتَ نَفْسِي وَأَنْتَ تَوَفَّاهَا, لَكَ مَمَاتُهَا وَمَحْيَاهَا, إِنْ أَحْيَيْتَهَا فَاحْفَظْهَا، وَإِنْ أَمَتَّهَا فَاغْفِرْ لَهَا, اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ الْعَافِيَةَ
“ALL-LLAHUM-ME KHALAǨTE NEFSI UE ENTE TEUEF-FAHA, LEKE MEMATUHA UEMAȞJAHA, IN EȞJEJTEHA FEȞFAĎȞ-HA, UEIN EMET-TEHA FEGFIR LEHA, ALL-LLAHUM-ME IN-NI ESELUKEL ĂFIJEH.
O Allah, Ti e ke krijuar shpirtin tim dhe Ti ma merr atë. Në dorën Tënde është vdekja dhe jeta. Nëse e ngjall atë (pas gjumit), ruaje dhe nëse e merr, fale atë! O Allah, të lutem të më ruash nga çdo gjë e keqe.” (Transmeton Muslimi nr. 2712)
1 Herë
اللَّهُمَّ رَبَّ السَّمَاوَاتِ وَرَبَّ الأَرْضِ وَرَبَّ الْعَرْشِ الْعَظِيمِ , رَبَّنَا وَرَبَّ كُلِّ شَيْءٍ, فَالِقَ الْحَبِّ وَالنَّوَى , وَمُنْزِلَ التَّوْرَاةِ وَالإِنْجِيلِ وَالْفُرْقَانِ , أَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّ كُلِّ شَيْءٍ أَنْتَ آخِذٌ بِنَاصِيَتِهِ , اللَّهُمَّ أَنْتَ الأَوَّلُ فَلَيْسَ قَبْلَكَ شَيْءٌ , وَأَنْتَ الآخِرُ فَلَيْسَ بَعْدَكَ شَيْءٌ , وَأَنْتَ الظَّاهِرُ فَلَيْسَ فَوْقَكَ شَيْءٌ , وَأَنْتَ الْبَاطِنُ فَلَيْسَ دُونَكَ شَيْءٌ , اقْضِ عَنَّاالدَّيْنَ وَأَغْنِنَا مِنَ الْفَقْرِ
“ALL-LLAHUM-ME RAB-BES-SEMAUATI, UE RAB-BEL-ERĎI, UE RAB-BEL ĂRSHIL ĂĎȞIM, RAB-BENA UE RAB-BE KUL-LI SHEJ-IN, FALIǨUL ȞAB-BI UEN-NEUA, UE MUNEZ-ZILUT-TEURATI UEL INXHILI UEL FURǨAN, EŬDHU BIKE MIN SHER-RI KUL-LI SHEJ-IN ENTE AKHIDHUN BI NAŠIJETIH, ALL-LLAHUM-ME ENTEL EU-UELU FELEJSE ǨABLEKE SHEJ-UN, UE ENTEL AKHIRU FELEJSE BEĂDEKE SHEJ-UN, UE ENTEĎȞ-ĎȞAHIRU FELEJSE FEUǨAKE SHEJ-UN, UE ENTEL BAŤINU FELEJSE DUNEKE SHEJ-UN, IǨĎI ĂN-NED-DEJNE, UE-GNINA MINEL FAǨRI!
O Allah, Krijuesi i shtatë qiejve dhe i Tokës dhe rregulluesi i punëve të tyre, Zoti i Arshit madhështor, Zoti ynë dhe Zoti i çdo gjëje, Ai i Cili bën të çahet fara dhe bërthama, Zbritësi i Teuratit, Ungjillit dhe Kuranit! Kërkoj mbrojtjen Tënde prej të keqes së çdo
gjëje! Ti je i Pari (i Pafillim) e s`ka gjë para Teje, Ti je i Fundit (i Pafund) e s`ka gjë pas Teje, Ti je më i Larti e s`ka gjë mbi Ty, Ti je më i Afërti (më pranë çdo gjëje me dijen) e s`ka gjë më pranë gjërave se Ti! Na i laj borxhet dhe na pasuro, që të mos jemi nevojtarë!”(Transmeton Muslimi nr. 2712)
1 Herë
بِاسْمِكَ رَبِّ وَضَعْتُ جَنْبِي وَبِكَ أَرْفَعُهُ إِنْ أَمْسَكْتَ نَفْسِي فَارْحَمْهَا وَإِنْ أَرْسَلْتَهَا فَاحْفَظْهَا بِمَا تَحْفَظُ بِهِ عِبَادَكَ الصَّالِحِينَ
“BISMIKE RAB-BI UEĎĂTU XHENBI UE BIKE ERFAŬHU IN EMSEKTE NEFSI FERȞAMHA UE IN ERSELTEHA FEȞFAĎȞ-HA BIMA TEȞFEĎȞU BIHI ĬBADEKEŠ-ŠALIȞIN.
Duke përmendur emrin Tënd, oZoti im, u shtriva për të fjetur dhe duke përmendur emrin Tënd ngrihem nga gjumi. Nëse ma mban shpirtin (më vdes) mëshiroje atë e, nëse ma kthen shpirtin në trup, ruaje atë ashtu siç ruan robërit e Tu të mire.”(Transmeton Bukhariu nr. 6302 dhe Muslimi nr. 2714)
1 Herë
الْحَمْدُ للّهِ الَّذِي أَطْعَمَنَا وَسَقَانَا، وَكَفَانَا وَآوَانَا, فَكَمْ مِمَّنْ لاَ كَافِيَ لَهُ وَلاَ مُؤْوِي
“EL-ȞAMDU LIL-LAHIL-LEDHI EŤËĂMENA UESEǨANA UE KEFANA UE AUANA FEKEM MIM-MEN LA KAFIJE LEHU UELA MUËUI!
Lavdia i përket Allahut, i Cili na ushqeu dhe na dha për të pirë, na ruajti nga dëmi i keqbërësve, na kreu punët, na plotësoi nevojat, na dha banesë për strehim! Sa e sa njerëz ka që Allahu nuk i ka mbrojtur nga keqbërësit dhe nuk u ka dhënë banesë për strehim!” (Transmeton Muslimi nr. 2715)
1 Herë
اللَّهُمَّ قِنِي عَذَابَكَ يَوْمَ تَبْعَثُ عِبَادَك
“ALL-LLAHUME ǨINI ĂDHABEKE JEUME TEBËĂTHU ĬBADEK.
O Allah, më mbro prej dënimit Tënd atë Ditë, kur të ringjallësh robërit e Tu.” (Transmeton Ahmedi nr. 18660; Albani, në librin “Sahihu Xhami” vëll. 2, fq. 869, ka thënë se hadithi është sahih - i vërtetë.)
100 Herë
Është e pëlqyeshme që besimtari, kur të shtrihet për të fjetur gjumë, të bëjë 33 herë tesbih (SUBȞAN-ALL-LLAH / I Lavdishëm (e i patëmetë) është Allahu), 33 herë tehmid (ELȞAMDU LIL-LAH / Falënderimi absolut i takon Allahut) dhe 34 herë tekbir (ALL-LLAHU EKBER / Allahu është më i Madhi). Ky dhikër (përveç shpërblimit që përfitohet) ka dhe mirësi të madhe, sepse përmes tij trupi fiton fuqi përgjatë ditës.
Argument për këtë është hadithi i Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Fatimja (e bija e Profetit) u ankua për lëndimet (kallot) që kishte pësuar dora e saj nga mokra (guri i mullirit). Profetit (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) i erdhën robër lufte, kështu që Fatimja u nis për tek ai, por nuk e gjeti. Ajo u takua me Aishen dhe bisedoi me të. Kur Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) erdhi, Aishja i tregoi se Fatimja kishte qenë tek ajo. Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) erdhi tek ne, teksa ne ishim në shtrat. Ne bëmë të ngrihemi, por Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) na tha: ‘Rrini në vendin tuaj!’ U ul mes nesh (te koka) derisa ndjeva ftohtësinë e këmbës së tij mbi kraharorin tim dhe më pas tha: “A t’ju mësoj diçka më të mirë se ajo që kërkuat?! Kur të bini në shtrat, ta madhëroni Allahun (Të thoni: “ALLAHU EKBER / Allahu është më i Madhi!”) 34 herë, t’i shprehni Atij lavdi (Të thoni: “SUBȞAN-ALL-LLAH / Lavdiplotë e i patëmetë është Allahu!”) 33 herë dhe ta falënderoni Atë (Të thoni: “EL-ȞAMDU LIL-LAH / Falënderimi absolut i takon Allahut!”) 33 herë. Kjo është për ju më mirë se shërbëtori.” (Transmeton Bukhariu nr. 3705 dhe Muslimi nr. 2727)
Në një transmetim vjen: Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tha: “Nuk e lashë atë (dhikër) qëkurse e dëgjova nga Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!).’ Iu tha: ‘As natën e (betejës së) Siffinit?’ Ai tha: ‘As natën e Siffinit.’” (Transmeton Bukhariu nr. 5362 dhe
dhe Muslimi nr. 2727)
1 Herë
اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْلَمْتُ وَجْهِي إِلَيْكَ , وَفَوَّضْتُ أَمْرِي إِلَيْكَ , وَأَلْجَأْتُ ظَهْرِي إِلَيْكَ , رَغْبَةً وَرَهْبَةً إِلَيْكَ. لاَ مَلْجَأَ وَلاَ مَنْجَا مِنْكَ إِلاَّ إِلَيْكَ, آمَنْتُ بِكِتَابِكَ الَّذِي أَنْزَلْتَ, وَبِنَبِيِّكَ الَّذِي أَرْسَلْتَ
“ALL-LLAHUM-ME IN-NI ESLEMTU UEXHËHI ILEJKE, UE FEU-UAĎTU EMRI ILEJKE, UE ELXHEËTU ĎȞAHRI ILEJKE, RAGBETEN UE REHBETEN ILEJKE, LA MELXHE-E UELA MENXHA MINKE IL-LA ILEJKE, AMENTU BI KITABIKEL-LEDHI ENZELTE UE BI NEBIJ-JIKEL-LEDHI ERSELTE!
O Allah, unë ta dorëzoj veten time Ty, t’i besoj Ty të gjitha çështjet e mia dhe mbështetem tek Ti të më ndihmosh në të gjitha punët që janë në dobinë time, duke patur njëkohësisht shpresë tek shpërblimi Yt dhe frikë nga dënimi Yt! Nuk ka strehë dhe shpëtim prej Teje përveçse Tek Ti! Unë besoj në Librin Tënd (Kuranin), të cilin Ti e shpalle, dhe në Nebijj-in Tënd (Lajmëtarin Muhamed), të cilin Ti e dërgove!”
(Transmeton Bukhariu nr. 247 dhe Muslimi nr. 2710) Në fund të hadithit, lidhur me atë që e thotë këtë dhikër, Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Le të jenë këto fjalët e tua të fundit. Nëse vdes, do të vdesësh në fitrah (gjendjen e natyrshme, në fenë islame).” (Transmeton Muslimi) Ndërsa në një transmetim tjetër të Muslimit vjen: “Dhe nëse gdhihesh, gdhihesh mbi mirësi.”
Në këtë hadith sqarohet edhe nje sunet tjetër, i cili është: lënia e këtij dhikri për në fund, që të jetë gjëja e fundit e cila thuhet para gjumit. Për këtë fiton një shpërblim të madh: nëse ndodh që ky person të ndërrojë jetë këtë natë, është prej atyre që vdesin në fitrah (në gjendjen e natyrshme, në fenë islame), në miletin besimdrejtë të Ibrahimit (Paqja e Allahut qoftë mbi të!). Ndërsa, nëse ky person gdhihet (i gjallë), ka për t’u gdhirë me të mira materiale e begati në punën dhe jetën e tij. Kjo fjalë përfshin brenda vetes gjithçka që u tha më parë dhe të tjera veç tyre.
1 Herë
Duhet sjellë në vëmendje një dhikër madhështor, i cili që është shkak për të fituar mirësi të mëdha, si begati prej të Lartësuarit e të Lartmadhëruarit. Ky dhikër vjen në “Sahihun e Bukharit”, nga hadithi i Shedad ibn Eusit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili e transmeton nga Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) “Sejidu el-istigfar” (Forma më e mirë e istigfarit - e lutjeve për kërkimin e faljes hyjnore):
اللَّهُمَّ أَنْتَ رَبِّي لَا إِلَهَ إِلَّا أَنْتَ خَلَقْتَنِي وَأَنَا عَبْدُكَ وَأَنَا عَلَى عَهْدِكَ وَوَعْدِكَ مَا اسْتَطَعْتُ أَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّ مَا صَنَعْتُ أَبُوءُ لَكَ بِنِعْمَتِكَ عَلَيَّ وَأَبُوءُ لَكَ بِذَنْبِي فَاغْفِرْ لِي فَإِنَّهُ لَا يَغْفِرُ الذُّنُوبَ إِلَّا أَنْتَ
“ALL-LLAHUM-ME ENTE RAB-BI, LA ILAHE IL-LA ENTE, KHALAǨTENI UE ENA ĂBDUKE, UE ENA ĂLA ĂHDIKE UE UEĂDIKE MA-STEŤE-ĂTU, EŬDHU BIKE MIN SHER-RI MA ŠANAĂTU, EBU’U LEKE BINIĂMETIKE ĂLEJ-JE UE EBU’U LEKE BI DHENBI FE-GFIRLI FEIN-NEHU LA JEGFIRUDH-DHUNUBE IL-LA ENTE!
O Allah! Ti je Zoti im! Askush nuk meriton të adhurohet, përveç Teje! Ti më krijove dhe unë jam robi Yt! Unë do t’i qëndroj besnik besës dhe premtimit që të kam dhënë, sa të
mundem! Kërkoj që të më mbrosh nga e keqja që vjen si pasojë e asaj që kam bërë! Të jam mirënjohës për të gjitha mirësitë që më ke bërë dhe i pranoj gjynahet e mia, prandaj më fal, sepse, në të vërtetë, gjynahet nuk i fal askush tjetër, përveç Teje!”
Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Kushdo që e thotë këtë lutje kur gdhihet, duke qenë i bindur në të, dhe vdes
në këtë ditë, ai hyn në Xhenet, dhe kushdo që e thotë kur ngryset, duke qenë i bindur në të, dhe vdes në këtë natë, ai hyn në Xhenet.” (Transmeton Bukhariu nr. 6306)
1 Herë
Ebu ed-Derdai (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) tregon se Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “A nuk ka mundësi ndonjëri prej jush që të lexojë në një natë një të tretën e Kuranit?” I thanë: “Si të lexojmë një të tretën e Kuranit?” Ai tha: “Kul hue Allahu ehad (surja“El-Ihlas”) është e barabartë me një tretën e Kuranit (në shpërblime e mirësi).” Muslimi 811 dhe Buhariu e transmeton prej Ebu Seidit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) 5015.