Prej sunetit është të mos lejohen fëmijët të mos dalin jashtë shtëpisë në fillimin e kohës së akshamit
Përmes këtyre dy veprimeve njeriu ruhet prej shejtanëve dhe xhindëve. Duke i mbajtur fëmijët brenda shtëpisë në fillimin e kohës së akshamit, sigurohet ruajtja e tyre prej shejtanëve që përhapen në këtë kohë. E njëjta gjë thuhet edhe për mbylljen e dyerve në këtë kohë, duke e përmendur emrin e Allahut (duke thënë: BISMIL-LAH / Me emrin e Allahut!). Sa e sa fëmijë dhe shtëpi u kanë dhënë mundësi shejtanëve në këtë kohë që të kenë pushtet mbi ta! Sa madhështor është kujdesi i Islamit për fëmijët tanë dhe shtëpitë tona!
Argument për këtë është:
Hadithi i Xhabir ibn Abdullahut (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: ‘Kur të vijë errësira e natës (të ngryseni), mbajini fëmijët tuaj (mos i lejoni që të dalin nga shtëpia), sepse është koha kurshpërndahen shejtanët. Pasi të kalojë njëfarë kohe prej natës, lërini fëmijët (mos i ndaloni të dalin nga shtëpia), mbyllini dyert dhe përmendeni emrin e Allahut (kur t’i mbyllni ato), sepse shejtani (soji i tij) nuk e hap një derë të mbyllur (kur përmendet emri i Allahut, duke thënë “BISMIL-LAH”.(Transmeton El-Bukhari nr. 3304 dhe Muslimi nr. 2012)
“Kur të vijë errësira e natës” d.m.th. ardhja e saj pas perëndimit të Diellit.
Mbajtja e fëmijëve të mos dalin nga shtëpia dhe mbyllja e dyerve në fillimin e akshamit (perëndimit) bëjnë pjesë në kategorinë e veprimeve të pëlqyeshme. (Shih: “Fetaua El-Lexhneti Ed-Daime” vëll. 26, fq. 317)
Prej sunetit është mbyllja e dyerve në fillimin e akshamit, duke përmendur emrin e Allahut të Lartësuar

Falja e dy rekateve para (namazit të obliguar të) akshamit
Bazohet në hadithin e Abdullah ibn Mugafel el-Muzeniut (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili transmeton se Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Faluni para namazit (të obliguar) të akshamit!,- (pasi e përsëriti këtë dy herë) herën e tretë tha: ‘Kush të dojë.’ Tha kështu, sepse nuk dëshironte që njerëzit ta bënin atë traditë.” (Transmeton Bukhariu nr. 1183)
- Gjithashtu, është sunet që ndërmjet ezanit dhe ikametit të falen dy rekate.
Nëse dy rekatet janë sistematike, si ato të agimit (sabahut) dhe të drekës, atëhere këto (sunete sistematike) mjaftojnë për këto dy rekate. Nëse namazliu gjendet i ulur në xhami dhe muezini thërret ezanin e namazit të ikindisë ose të jacisë, prej sunetit është që ky person të ngrihet dhe të falë dy rekate.
Argument për këtë është:
Hadithi i Abdullah ibn Mugafel el-Muzeniut (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!), ka thënë: ‘Ndërmjet dy ezaneve (ezanit dhe ikametit) ka namaz (vullnetar).’ Ai (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) e tha këtë tre herë dhe pastaj shtoi: ‘Kush të dojë.’” (Transmeton Bukhariu nr. 624 dhe Muslimi nr. 838)
S’ka dyshim se falja e dy rekateve (vullnetare) para (namazit të obliguar të) akshamit ose ndërmjet ezanit dhe ikametit nuk janë prej suneteve të forta (sunete që falen në mënyrë të rregullt e sistematike), prandaj ato (dy rekatet në fjalë) nganjëherë duhen lënë. Për këtë arsye, Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) herën e tretë tha: “Kush të dojë.” Tha kështu, sepse nuk dëshironte që njerëzit ta bënin atë traditë.
Gjumi para jacie është i papëlqyeshëm
Bazohet në hadithin e Ebu Berze el-Eslamiut (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!): “Pëlqente të vonohej jacia,- tha: dhe nuk e pëlqente gjumin para jacisë dhe as bisedimin pas saj (para jacisë).” (Transmeton Bukhariu nr. 599 dhe Muslimi nr. 647)
Arsyeja e mospëlqimit të gjumit në kohën e akshamit, pra para jacisë, është se gjumi në fjalë mund të bëhet shkak për humbjen e namazit të jacisë.
Telefono
Me ne
Jemi të lumtur që marrim thirrjet dhe pyetjet tuaja në çdo kohë