languageIcon
search
search
brightness_1 Dhikri më i madh është leximi i Librit të Allahut të Lartësuar

Dhikri më i madh është leximi i Librit të Allahut të Lartësuar. Adhurimi përmes leximit të Kuranit, i la selefët (tre gjeneratat e para të muslimanëve) pa gjumë, i bëri t’i braktisin shtretërit e tyre:

{كَانُوا قَلِيلاًمِّنَ اللَّيْلِ مَا َهْجَعُونَ  وَبِالْأَسْحَارِ هُمْ يَسْتَغْفِرُونَ}

“Ata flinin pak natën, ndërsa në agim kërkonin falje (nga Allahu).” (Edh-Dharijat: 17-18) Gjatë natës ata bashkonin mes leximit të Librit të Allahut të Lartësuar dhe pjesës tjetër të dhikrit (që gjendet në hadithet profetike), të transmetuar nga i Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) O Zot, sa madhështore është ajo natë e dëlirë dhe plot gjallëri për ata që e përjetojnë në këtë mënyrë! Ndërsa ne sa shumë e kemi privuar veten me pagjumësinë dhe shkujdesjen tonë në orët e vona të natës! Të pakën të shpëtonim nga rënia në mëkate ndaj Zotit të Lartësuar. Por, i shpëtuar është vetëm ai që e mëshiron Zoti ynë i Lartmadhëruar.  

Hamed ibn Zejdi transmeton nga Atau ibn es-Saib, se Ebu Abdurrahmani ka thënë: “E kemi marrë Kuranin nga njerëz (sahabët - Allahu qoftë i kënaqur me ata!) që na kanë treguar se kur mësonin dhjetë ajete (versete kuranore), nuk i kapërcenin ato derisa i përvetësonin mirë perms veprimit sipas tyre. Në këtë mënyrë, ne (gjenerata pasuese) e mësuam edhe Kuranin, edhe punën sipas tij. Pas nesh Kuranin do ta trashëgojnë njerëz që do ta pijnë atë siç pihet uji, por që s’e kalon fytin e tyre.” (Shih: “Sijera ealami en-nubelai” vëll. 4, fq. 269)

brightness_1 Allahu i Lartmadhëruar ka nxitur të përmendet në mjaft raste, po përmendim disa prej tyre

1. Allahu i Lartmadhëruar i ka nxitur robërit e Tij të bëjnë sa më shumë dhikër. Në lidhje me këtë Allahu i Lartësuar ka thënë:

{يا أَيُّهَا الّذينَ ءاَمَنُواْ اذْكُرُوْا الله ذِكْراً كَثِيراً وَ سَبِّحُوْهُ بُكْرَة وَأَصِيْلاً}

 “O besimtarë, përmendeni shpesh Allahun dhe lavdërojeni Atë në mëngjes dhe në mbrëmje!” (El-Ahzab: 41-42)

2. Allahu i Lartësuar u ka premtuar falje dhe shpërblim të madh gjithë atyre që e përmendin shumë. Në lidhje me këtë Allahu i Lartësuar ka thënë:

{وَالذَّاكِرِينَ اللَّهَ كَثِيراً وَالذَّاكِرَاتِ أَعَدَّ اللَّهُ لَهُم مَّغْفِرَةً وَأَجْراً عَظِيماً }

“…përkujtuesit e Allahut vazhdimisht dhe përkujtueset, pra, për të gjithë këta Allahu ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh.” (El-Ahzab: 35)

3. Allahu i Lartmadhëruar na ka tërhequr vërejtjen nga cilësitë e hipokritëve, të cilët e përmendin Allahun e Lartmadhëruar fare pak. Në lidhje me këtë Allahu i Lartësuar ka thënë:

{إِنَّ الْمُنَافِقِينَ يُخَادِعُونَ اللّهَ وَهُوَ خَادِعُهُمْ وَإِذَا قَامُواْ إِلَى الصَّلاَةِ قَامُواْ كُسَالَى يُرَآؤُونَ النَّاسَ وَلاَ يَذْكُرُونَ اللّهَ إِلاَّ قَلِيلاً }

“Në të vërtetë, hipokritët përpiqen të mashtrojnë Allahun, por është Ai që i mashtron ata. Kur ata ngrihen për namaz, ngrihen me përtesë, vetëm sa për t’u dukur para botës dhe Allahun e përmendin fare pak.” (En-Nisa: 142)

3. Allahu i Lartmadhëruar na ka tërhequr vërejtjen që mos jepemi pas pasurisë dhe fëmijëve e të lëmë përmendjen e Tij, duke thënë:

{يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تُلْهِكُمْ أَمْوَالُكُمْ وَلَا أَوْلَادُكُمْ عَن ذِكْرِ اللَّهِ وَمَن يَفْعَلْ ذَلِكَ فَأُوْلَئِكَ هُمُ الْخَاسِرُونَ}

 “O besimtarë, mos lejoni që pasuria dhe fëmijët tuaj t’ju largojnë nga të përmendurit e Allahut. Ata që e bëjnë këtë, do të humbin.” (El-Munafikun: 9)

5. Le të persiatim së bashku këtë mirësi madhështore dhe nderim të lartë, për të cilën  Allahu i Lartësuar thotë:

{فَاذْكُرُوْنِي أَذْكُرْكُمْ}

 “Kujtomëni Mua (me namaz, lutje e dhikër etj.) që Unë t’ju kujtoj(me shpërblime).” (El-Bekare: 152)

 Ndërsa në hadithin kudsi Allahu i Lartësuar thotë: “Unë do të sillem me robin Tim ashtu si mendon ai se do të veproj me të. Unë jam me të (me mëshirën, ndihmën dhe suksesin që i jap), kur ai më përmend. Nëse ai më përmend në vetvete, Unë e përmend në Vetvete. Nëse ai më përmend në një grup, Unë e përmend në një grup më të mirë (te engjëjt).” (Transmeton Bukhariu nr. 7405 dhe Muslimi nr. 2675; nga hadithi i Ebu Hurejrës -Allahu qoftë i kënaqur me të!)

brightness_1 Llojet e dhikrit të transmetuar në sunetin (traditën) e Profetit janë të shumta, prej tyre përmendim: (1)

Llojet e dhikrit  të transmetuar në sunetin (traditën) e Profetit (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) janë të shumta, prej tyre përmendim:

1. Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Kush thotë njëqind herë në ditë:

لاَ إِلهَ إِلاَّ اللّهُ وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ، لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ، وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ

 ‘LA ILAHE IL-LALL-LLAHU UAȞDEHU LA SHERIKE LEHU, LEHUL-MULKU UE LEHUL ȞAMDU, UE HUE ĂLA KUL-LI SHEJ-IN ǨADIR.

 Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, Një i Vetëm është dhe i pashoq, Atij i takon sundimi, Atij i takon falënderimi dhe Ai është i Fuqishëm të bëjë çdo gjë (që do).’, këtij i shkruhet sevap i barasvlershëm me  lirimit të dhjetë skllevërve, i shkruhen njëqind të mira dhe i fshihen njëqind të këqija; Allahu e mbron prej shejtanit në atë ditë derisa të ngryset. Askush nuk vjen me diçka më të mirë, përveç atij

 që ka bërë më dhikër shumë se kaq.

Ndërsa kush thotë njëqind herë në ditë:

سُبْحَانَ اللّهِ وَبِحَمْدِهِ

 ‘SUBȞAN-ALL-LLAHI UE BI ȞAMDIHI. Lavdiplotë (e i patëmetë) është Allahu dhe falënderimi i përket Atij.’, këtij i shlyhen mëkatet, qofshin ato edhe sa shkuma e detit.” (Transmeton Bukhariu nr. 3293 dhe Muslimi nr. 2691)

2. Ebu Ejubi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Kush thotë dhjetë herë:

لاَ إِلهَ إِلاَّ اللّهُ وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ، لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ

‘LA ILAHE IL-LALL-LLAHU UAȞDEHU LA SHERIKE LEHU, LEHUL-MULKU UE LEHUL ȞAMDU, UE HUE ĂLA KUL-LI SHEJ-IN ǨADIR.

 Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, Një i Vetëm dhe i pashoq është Ai, Atij i takon sundimi, Atij i takon falënderimi dhe Ai është i Fuqishëm të bëjë çdo gjë (që do).’,  kush e thotë këtë, shpërblehet sa aiqë liron katër skllevër prej fëmijëve të Ismailit (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ” (Transmeton Bukhariu nr. 6404 dhe Muslimi  nr. 2693)

brightness_1 Llojet e dhikrit të transmetuar në sunetin (traditën) e Profetit janë të shumta, prej tyre përmendim: (2)

Llojet e dhikrit  të transmetuar në sunetin (traditën) e Profetit (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) janë të shumta, prej tyre përmendim:

3. Sead ibn Ebi Ukasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka treguar se ishte te i Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!), kur i tha: “A e ka të pamundur ndonjëri prej jush të fitojë për çdo ditë njëmijë sevape (shpërblime)?” Njëri prej të pranishmëve në atë kuvend e pyeti: “Si t’i fitojë një mijë sevape (shpërblime)?” Ai (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) tha: “Të bëjë tesbih një qind here (duke thënë: ‘SUBȞAN-ALL-LLAH!’). Për këtë i shkruhen një mijë shpërblime ose i fshihen një mijë mëkate.” (Transmeton Muslimi  nr. 2698)

4. Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Kush thotë një qind herë në ditë:

سُبْحَانَ اللّهِ وَبِحَمْدِهِ

‘SUBȞAN-ALL-LLAHI UE BI ȞAMDIHI/ Lavdiplotë (e i patëmetë) është Allahu dhe falënderimi i përket Atij.’, këtij kanë për t’iu fshirë mëkatet, qofshin ato edhe sa shkuma e detit.” (Transmeton Bukhari nr. 6405 dhe Muslimi nr. 2692) Në transmetimin e Muslimit vjen: “Kushdo që thotë njëqind here kur gdhihet dhe kur ngryset: ‘SUBȞAN-ALL-LLAHI UE BI ȞAMDIHI/ Lavdiplotë (e i patëmetë) është Allahu dhe falënderimi i përket Atij.’, askush nuk mund të sjellë punë më të mirë se ai në Ditën e Gjykimit, përveç një personi që e thotë po aq sa ai ose më shumë..” (Transmeton Muslimi nr. 2692)

Hadithet në lidhje me llojet e dhikrit dhe mirësinë e tyre janë të shumta. Ato që u përmendën më parë janë transmetimet më të njohura dhe më autentike (më të vërteta). Por, ka dhe shumë transmetime të tjera përveç këtyre, ndër të cilët është dhe transmetimi i ardhur nga Ebu Musa el-Eshari (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili tregon se i Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) i ka thënë: “A të të tregoj për një prej thesareve të Xhenetit?!” Ebu Musa el-Eshari i tha: “Po, patjetër.”  Ndërkaq, Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) tha: ‘Thuaj:

لاَ حَوْلَ وَلاَ قُوَّةَ إِلاَّ بِاللّهِ

‘‘LA ȞAULE UE LA ǨU-UETE IL-LA BIL-LAH.

Nuk ka mundësi të ndryshojë gjendja dhe as fuqi për t’u bërë diçka, përveçse në sajë të (vullnetit dhe fuqisë së) Allahut.” (Transmeton Bukhariu nr. 4202 dhe Muslimi nr. 2704)

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Që të them:

سُبْحَانَ اللّهِ , وَالْحَمْدُ للّهِ , وَلاَ إِلَـهَ إِلاَّ اللّهُ , وَاللّهُ أَكْبَرُ

 ‘SUBȞAN-ALL-LLAHI, EL-ȞAMDU LIL-LAHI, UE LA ILAHE IL-LALL-LLAHU, UELL-LLAHU EKBER.

Lavdiplotë (e i patëmetë) është Allahu, Falënderimi absolut i takon Allahut, nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe Allahu është më i Madhi.’, kjo është më e dashur (e shtrenjtë) për mua se gjithçka që ndriçon Dielli (se e gjithë dynjaja me çfarë ka në të).”(Transmeton Muslimi nr. 2695)

brightness_1 Llojet e dhikrit të transmetuar në sunetin (traditën) e Profetit janë të shumta, prej tyre përmendim: (3)

Edhe istigfari (kërkimi i faljes prej Allahut) është prej llojeve të dhikrit. El-Egar el-Muzeniu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Vërtet, zemra ime mjegullohet (ndodh në ndonjë moment që t’i largohet vëmendja nga dhikri, të cilin e bëj në mënyrë të vazhdueshme), prandaj, faktikisht, unë i kërkoj falje Allahut njëqind herë në ditë.” (Transmeton Muslimi nr. 2702)

Ky është veprimi i Profetit (Paqja e Allahut qoftë mbi të!).  Po kështu, edhe me fjalën e tij na nxit t’i kërkojmë falje Allahut, siç transmetohet në “Sahihun e Muslimit” nga El-Egari (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili thotë se Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “O ju njerëz, shprehjani pendimin Allahut, sepse unë ia shpreh Atij pendimin njëqind herë në ditë.'” (Transmeton Muslimi nr. 2702)

Ndërsa në publikimin e Bukhariut vjen se hadithi (transmetimi) nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ka thënë se ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) të thotë: “Betohem për Allahun, se, në të vërtetë, unë i kërkoj falje Allahut dhe ia shpreh Atij pendimin më shumë se shtatëdhjetë herë në ditë.” (Transmeton Bukhari nr. 6307) Prandaj, njeriu nuk duhet të  tregohet i shkujdesur ndaj istigfarit (kërkimi i faljes prej Allahut).

Sunetin e dhikrit – dhe mbarë sunetet ditore – po i mbyll me një dhikër madhështor që ka ardhur në “Es-Sahihani” (Bukhariu dhe Muslimi). Bëhet fjalë për hadithin e Ebu Hurejrës (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ka treguar se Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Ka dy fjalë, që janë të lehta për gjuhën, të rënda në peshore, të dashura te Mëshiruesi. Ato janë:

سُبْحَانَ اللّه وَبِحَمْدِهِ, سُبْحَانَ اللّهِ الْعَظِيمِ

ʻSUBȞAN-ALL-LLAHI UE BI ȞAMDIHI, SUBȞAN-ALL-LLAHIL AĎȞIIM! Lavdiplotë (e i patëmetë) është Allahu dhe falënderimi i përket Atij! Lavdiplotë (e i patëmetë) është Allahu i Madhërishëm!’” (Transmeton Bukhariu nr. 6406 dhe Muslimi  nr. 2694)

Falënderimi absolut i takon Allahut, falë mirësisë së të Cilit përmbushen veprat e mira.