brightness_1
                                    Dhikri i transmetuar për hyrjen dhe daljen nga banjoja
                                
                                
                                       
Është e pëlqyer që përdoruesi i banjos, para se të hyrë në të, të thotë dhikrin e transmetuarnë“Es-Sahihani” (Bukhariu dhe Muslim):
Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut qoftë mbi të!), kur hynte në banjo thoshte:
اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنَ الْخُبثِ وَالْخَبَائِثِ
 “ALL-LLAHUM-ME IN-NI EŬUDHU BIKE MINEL KHUBUTHI (KHUBTHI) UEL KHABAITH!
O Allah! Të lutem më mbro nga shejtanët dhe shejtanet!”(Transmeton Bukhariu  nr. 6322 dhe Muslimi  nr. 375)
Me fjalën “El-Khubuth” nënkuptohen: meshkujt prej shejtanëve, kurse “El-Khabaith”  janë femrat (shejtanet). Prandaj, në mbrojtjen e kërkuar përfshihen shejtanët meshkuj dhe femra.
Fjala “El-Khubth” është më përfshirëse. Ajo nënkupton të keqen. Kurse “El-Khabaith” nënkuptohen shpirtrat e këqij. Prandaj, në mbrojtjen e kërkuar përfshihen gjithë të keqijat dhe keqbërësit.
- Kur del nga banjoja, është sunet të thotë:
Transmetimin e ardhur nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e cila ka thënë: “Profeti (Paqja e Allahut qoftë mbi të!), kur dilte nga banjoja thoshte: ʻGUFRANEK/  Kërkoj faljen Tënde, Zot!’”(Transmeton Ahmedi nr. 25220, Ebu Daudi  nr. 30 dhe Et-Tirmidhi  nr. 7; Albani, në shqyrtimin “Mishkatu el-masabih”vëll. 1, fq. 116, ka thënë se hadithi është sahih / i vërtetë.)